Rezultatet e fazës përgatitore të Projektit “Përforcimi i këshillave komunalë”

Gjatë periudhës nga data 10 Korrik 2015 deri më datë 10 Mars 2016 u zbatuan aktivitetet përgatitore të Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim: “Përforcimi i këshillave komunalë”, të cilin e zbaton Programi për Zhvillim i Komeve të Bashkuara.

Vlerësimet të cilat janë bazë të disenjimit të Projektit u bënë përmes analizave gjithëpërfshirëse të të dhënave, analizave dhe bisedave të pavarura me më shumë përfaqësues të pushtetit në nivel lokal dhe qendror, përfshirë edhe 170 anëtarë të këshillave komunalë.

Për nevojat e Projektit u organizuan rreth 30 ngjarje konsulente, në të cilat morën pjesë më shumë se 700 persona, me ç’rast u përfaqësuan të gjitha palët e interesuara relevante, në mesin e të cilëve edhe 330 këshilltarë.

Faza përgatitore, i mundësoi UNDP ta testojë dhe precizojë konceptin e Projektit në mënyrë transparente dhe participative, duke mundësuar hapësirë dhe kohë për zbatimin e përshtatjeve të domosdoshme.

Faza përgatitore i fuqizoi edhe partneritetet kyç për implementimin e Projektit.

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Ministria e Financave dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në mënyrë aktive u përfshinë në përgatitjen e Projektit, ndërkaq vazhdimi i këtij bashkëpunimi do t’i fuqizojë efektet e pritshme dhe qëndrueshmërinë e tij.

Bashkëpunim i ngushtë u realizua edhe me partnerin kryesor të UNDP për implementimin e Projektit – “Shoqata e Punonjësve Financiar”.

Rezultati më i rëndësishëm nga aktivitetet e zbatuara është konfirmimi i fuqishëm se të gjitha palët e interesuara konsiderojnë se Projekti është jashtëzakonisht relevant dhe me entuziazëm e presin implementimin e tij të suksesshëm. Nevoja e përforcimit të rolit të këshillave komunalë është mbështetur dhe përcaktuar qartë.

Njëkohësisht, u krijua baza e partneritetit funksional me të gjitha palët e interesuara, nga të cilat pritet të jenë aleatë të fuqishëm në realizimin e qëllimeve të Projektit.

Fazën përgatitore e fuqizoi edhe ndjenja e lidhjes me Projektin dhe qëllimet e tij tek të gjitha palët e interesuara relevante, nga të cilat pritet pjesëmarrje aktive në aktivitetet e parashikuara dhe të cilat i konsiderojnë si jashtëzakonisht të rëndësishme për komunat e tyre.