Përmes këshillave të përforcuar komunalë deri te qeverisja e mirë në nivel lokal

Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim: “Përforcimi i këshillave Komunalë” orientohet në drejtim të promovimit të institucioneve demokratike përgjegjëse dhe transparente në nivel lokal.

Me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit komunave iu deleguan kompetenca të konsiderueshme në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm, kulturë, shërbime sociale dhe komunale.

Megjithatë, komunat në Maqedoni akoma ballafaqohen me mungesë të mjeteve dhe resurseve njerëzore në mënyrë që t’i kënaqin nevojat e banorëve lokal, me ç’rast  këto mangësi veçanërisht shprehen në komunat më të vogla dhe ato rurale.

Komunat edhe më tej janë shumë të varura nga transfertet e buxhetit qendror, i cili mbulon 61% të shpenzimeve të tyre.

Një pjesë e madhe e këtyre mjeteve janë grante, të cilat doemos duhet të shpenzohen në mënyrë të caktuar dhe precize, si për shembull për pagat e mësimdhënësve. E gjithë kjo lë pak hapësirë për planifikimin e investimeve.

Të ardhurat nga tatimet lokale janë vetëm 23% nga mjetet e përgjithshme dhe ndonëse ato gradualisht rriten, megjithatë mbeten burim margjinal i të ardhurave.

Në këtë kontekst, rezultatet e punës financiare të komunave dallojnë në mënyrë drastike.

Problemet ekzistojnë edhe gjatë realizimit të konceptit të përgjegjësisë demokratike. Edhe pse kryetarët e komunave dhe këshilltarët zgjidhen në zgjedhje të rregullta lokale, shpeshherë qytetarët nuk kanë interaksion të mjaftueshëm me përfaqësuesit e tyre.

Njëkohësisht, këshilltarët janë pamjaftueshëm të trajnuar për obligimet të cilat i presin, kanë njohuri dhe përgatitje të pakta paraprake, si dhe kohë të pamjaftueshme për detyrat të cilat duhet t’i kryejnë.

Këshillat komunalë ballafaqohen edhe me sfida në aspekt të realizimit të obligimeve të tyre për sigurimin e mundësive të barabarta për femrat dhe meshkujt dhe mbështetje të kohezionit në mjediset multietnike.

Edhe pse me sistemin e kuotave pjesëmarrja e femrave në këshillat komunalë është rrejt 1/3 e numrit të përgjithshëm të këshilltarëve, çështjet gjinore rrallëherë janë të pranishme në punimet e këshillave ose në marrjen e vendimeve për investime në komuna. Është i vogël edhe numri i femrave – kryetare të këshillave, me ç’rast funksionin ekzekutiv, në të shumtën e rasteve, e kryejnë meshkujt.

Vendimet për shpenzime, gjithashtu, shpeshherë merren pa u marrë parasysh nevojat specifike të bashkësive të ndryshme etnike.

Projekti “Përforcimi i këshillave komunalë” do të orientohet në drejtim të korrigjimit të këtyre deficiteve sistematike. Qëllimi kryesor i Projektit është të përforcohen këshillat, përmes krijimit të baraspeshës së motivuar dhe profesionale të kryetarëve të komunave dhe administratës komunale.

Qëllimi i aktiviteteve do të jetë rritja e njohurive dhe vetëbesimit të këshilltarëve, si dhe të formohet rrjeti i informacioneve dhe përvojave të përbashkëta për të gjithë ata.

Përmes krijimit të kanaleve më të lehta të komunikimit midis publikut dhe këshillave, Projekti, gjithashtu, do ta përforcojë përgjegjësinë dhe transparencën e pushtetit lokal.

Qëllimi kryesor i Projektit është t’i përforcojë këshillat, gjithnjë me qëllim që t’i kryej funksionet dhe kompetencat e veta në mënyrë më efektive dhe në sinergji me kryetarët e komunave dhe administratën komunale.