Barazia gjinore në nivel lokal – temë e diskutimit në Komisionin parlamentar për mundësi të barabarta

Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi një takim pune në të cilin përveç anëtarëve të Komisionit morrën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Grupit ndër-resorik konsultativ dhe këshillues për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Koordinatoret për mundësi të barabarta të ministrive, anëtarë të Komisioneve lokale për mundësi të barabarta, përfaqësues të sektorit civil dhe ekspertë, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare aktive në fushën e barazisë gjinore.

Në emër të projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i Këshillave Komunalë” i cili implementohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), mbajti fjalim znj. Zhaklina Geshtakovska Aleksovska e cila prezantoi aktivitetet e projektit dhe programit në fushën e barazisë gjinore. Në fjalën e saj, Znj. Geshtakovska Aleksovska në mënyrë të veçantë iu referua trajnimeve të cilat organizohen për anëtarët e Këshillave komunalë dhe anëtarëve të Komisioneve lokale për mundësi të barabarta, për punën e Grupit tematik për barazi gjinore të Këshillave komunalë, për mbështetjen që jep projekti drejtë rrjetëzimit dhe lobimit të grave këshilltare në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar, si dhe për përfitimet tjera të projektit dhe sfidave të komisioneve lokale. Njëkohësisht, u ndanë rekomandimet nga Grupi tematik për barazi gjinore, të cilat në plan afatgjatë do të përmirësojnë punën e Komisioneve si shtytës të mundësive të barabarta për gratë dhe burrat në bashkësitë lokale.

Takimi i punës së Komisionit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt më 3 shkurt 2020.