Selektohen gjashtë komuna për programin e finansuar nga Zvicra për përforcimin e demokracisë lokale

Në kuadër të programit për fuqizimin e këshillave komunalë Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), më 9 shkurt 2018, firmosi memorandum bashkëpunimi me gjashtë komuna, Vallandovë, Veles, Ohër, Sv. Nikole, Strumicë dhe Çair. Këshilltarëve të gjashtë komunave të përzgjedhura do t’u ofrohet trajnim për planifikim dhe shpenzim të buxhetit në pajtim me pritjet e banorëve, dhe për këtë qëllim do marrin edhe nga një grant prej 50.000 frangave zvicerane.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ambasadorja e Zvicrës Sibil Suter Tehada, ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, ministri i financave Dragan Tevdovski dhe Përfaqësuesja e përhershëm e UNDP Luiza Vinton.

 

photo 2

 

“Ky projekt është i rëndësishëm, sepse për herë të parë vëmendje i është kushtuar këshillave komunalë, organe që kanë rol të jashtëzakonshëm si një mekanizëm të kontrollit të punës së kryetarëve të komunave, si dhe për zhvillimin e demokracisë përmes përfaqësimit të interesave të qytetarëve”, tha Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale. “Demokracia lokale është kusht për ndërtimin e një shoqërie demokratike”.

Projekti, me vlerë prej 3.4 milion franga zvicerane, financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe do të zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Ministrinë e Financave, Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Shoqatën e Profesionistëve Financiarë dhe UN Women.

“Tradicionalisht, këtu, kryetari është fytyra e demokracisë lokale,” tha Përfaqësuesja e përhershëm e UNDP, Luiza Vinton. “Qëllimi ynë është të ndihmojmë këshillat komunalë të bëhen një partner më i fortë, për të siguruar që çdo denar i buxhetit lokal të shpenzohen për nevojat reale të banorëve të komunës. Ky është thelbi i Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, të cilat na detyrojnë të ndërtojmë institucione efikase dhe të përgjegjshme në të gjitha nivelet”.

 

Photo 4

 

“Zvicra është shumë e kënaqur nga partneriteti me UNDP që të ndihmojë fuqizimin e rolit të këshillave komunalë, si dhe ofrimin e trajnimit adekuat, mundësive për bashkëpunim dhe shkëmbimin profesional në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për këshilltarët komunal”, tha ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tehada.

Gjashtë komunat e para u përzgjodhën në fazën përgatitore të projektit në vitin 2016 dhe 2017. Gjatë përzgjedhjes, janë marrë parasysh disa kritere: të ketë komuna rurale dhe urbane, të vogla dhe të mëdha, komuna me dhe pa probleme financiare. Nëpërmjet disa thirrjeve në vitin 2019 dhe 2020, do të përzgjidhen 18 komuna që do të përfshihen në këtë program.  Nga buxheti i përgjithshëm i projektit, gjithsej 1.2 milion franga do të ndahen për grante të vogla për 24 komunat për iniciativa prioritare të bashkësisë.

 

photo1

 

“Ky projekt do të kontribuojë në ndryshimin e mënyrës së punës së komunave”, tha ministri i financave, Dragan Tevdovski. “Duke forcuar komunikimin ndërmjet anëtarëve të këshillit dhe qytetarëve, nevojat dhe problemet në komunë do të jenë më të qarta dhe më të dukshme. Kjo do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve në mënyrë të duhur dhe në kohë”