Me mbështetjen zvicerane, përmirësohen kushtet për fëmijët dhe të moshuarit në Vevçan

Më 14 qershor në Vevçan, në sesionin pasues të forumit në bashkësi, u prezantuan rezultatet e procesit të forumit dhe realizimi i projekteve prioritare të qytetarëve: “Rikonstruksioni i ambienteve të objektit Çerdhja e fëmijëve “Planinski Cvet” (Lule Mali) dhe “Rinovimi i Qendrës Ditore për të Moshuarit dhe Pensionistët”.

Gjatë disa muajve të kaluar, në komunën e Vevçanit, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunalë”, përmes procesit të Forumeve në Bashkësi dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve, u propozuan, u zhvilluan dhe iu dha prioritet këtyre dy projekteve, të cilat më pas u implementuan në partneritet me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP dhe komunën e Vevçanit, e me grant nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në vlerë prej 50,000 frangash zvicerane.

Përmes këtij granti u bë rikonstruksioni, përshtatja dhe pajisja e objekteve të Çerdhes së Fëmijëve “Planinski Cvet” (Lulja e Malit) dhe ambienteve të Qendrës Ditore për të Moshuarit, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe punës, si dhe socializimit dhe rekreacionit në të dy objektet.

Me implementimin e projektit “Rinovimi i Qendrës Ditore për të Moshuarit dhe Pensionistët” u sigurua funksionaliteti i plotë i Qendrës Ditore përmes aktiviteteve të realizuara për riparimin e dyshemesë, tavanit dhe mureve, si dhe u siguruan pajisje për ngrohje dhe ftohje efikase të hapësirës.

Gjithashtu në kuadër të projektit për rinovimin e çerdhes së fëmijëve “Planinski Cvet” (Lulet e malit) u kryen aktivitete për rikonstruksioni i brendshëm (tavanet e lëshuara, rikonstruksioni i mureve dhe dyshemeve), si dhe u bë ndarja e një pjese të hapësirave, në mënyrë që të sigurohet efikasitet energjetik dhe hapësirë funksionale për punë. Përveç kësaj, është bërë edhe rregullimi i parterëve në një pjesë të oborrit dhe janë vendosur rekuizita dhe lodra të reja për fëmijë.

Në sesionin pasues të forumit, përveç projekteve prioritare, u prezantuan edhe aktivitetet e ndërmarra nga komuna për implementimin e disa prej projekteve të tjera dhe rekomandimet e dhëna nga ana e qytetarëve gjatë procesit të forumit.