Keshilltarët nga gjashtë komuna do të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e fondeve komunale

 

Në dy ditët e ardhshme në Strumicë, Veles dhe Shkup vazhdon zbatimi i Programit për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë për këshilltarë nga 6 komuna. 
Nëpërmjet trajnimeve që do të zhvillohet nga një ekip ekspertësh, këshilltarët nga komunat e Vallandovës dhe Strumicës do të mësojnë se si në mënyrë efikase të analizojnë raportet financiare të njësisë së vetëqeverisjes lokale. Në ndërkohë komunat e Velesit dhe Sveti Nikoles do të zhvillojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e detyrimeve, prokurimeve dhe të ardhurave në vetëqeverisjen lokale, ndërsa këshilltarët nga komunat e Çairit dhe Ohrit do të kenë mundësi t’i thellojnë njohuritë e tyre për procesin e buxhetimit në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
slika3

Përpos këtyre, programi përfshin trajnime mbi tema të tjera të menaxhimit financiar publik, planifikimit hapësinor dhe urban, si dhe temat që lidhen me bashkëpunimin ndër-komunal dhe barazinë gjinore në nivel lokal.

Programi ka për qëllim të forcojë rolin e këshilltarëve komunalë në demokracinë lokale nëpërmjet trajnimeve në lidhje me gjithsej 11 tema që dalin nga kompetencat e tyre ligjore.

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.