Këshilltarët komunal do të mësojnë se si ta përmirësojnë kontrollin financiar dhe revizionin në komuna

 

Në dy ditët e ardhshme në Strumicë, Veles dhe Shkup vazhdon zbatimi i Programit për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë për këshilltarë nga 6 komuna. 
Përmes trajnimeve të cilat do ti realizojë një ekip ekspertësh, këshilltarët nga komunat Valandovë dhe Strumicë do të mësojnë se si të përmirësojnë kontrollin financiar dhe revizionin në komuna. Në të njëjtën kohë, këshilltarët e komunave Veles dhe Sveti Nikollë do të përmirësojnë aftësitë e tyre gjatë analizimit të raporteve financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërsa këshilltarët e komunave Çair dhe Ohër do të kenë mundësi për të studiuar me kujdes menaxhimin e detyrimeve, prokurimet dhe të ardhurat në nivel lokal.
Za objava_27.04.

Përpos këtyre, programi përfshin trajnime mbi tema të tjera të menaxhimit financiar publik, planifikimit hapësinor dhe urban, si dhe temat që lidhen me bashkëpunimin ndër-komunal dhe barazinë gjinore në nivel lokal.

Programi ka për qëllim të forcojë rolin e këshilltarëve komunalë në demokracinë lokale nëpërmjet trajnimeve në lidhje me gjithsej 11 tema që dalin nga kompetencat e tyre ligjore.

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.