U prezantua draft-versioni i Studimit komparativ për rolin e këshillave komunalë

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunalë” më 14 qershor (e mërkurë), në hotelin “ARKA” u mbajt Punëtoria në të cilën u prezantua draft-versioni i Studimit komparativ për rolin e këshillave komunalë, i përgatitur nga ekspertja ndërkombëtare z-nja Antonela Valmorbida.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga Ministria e financave, Ministria për vetëqeverisje lokale, Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë BNjVL, Shoqata e punëtorëve financiar të vetëqeverisjes lokale -ShPF, këshillat komunalë, administrata komunale, organizatat joqeveritare dhe nga komuniteti akademik.

Përmes diskutimit të frytshëm dhe cilësor, draft-versioni i prezantuar i studimit mundësoi që pjesëmarrësit të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me përmbajtjen e tij, të bisedojnë rreth sfidave kryesore dhe të shkëmbejnë idetë e tyre për përmirësim të rolit dhe kompetencave të këshillave komunalë në vendin tonë, me qëllim që ato të përdoren gjatë përgatitjes së versionit përfundimtar të Studimit komparativ për rolin e këshillave komunalë.

Rabotilnica_14.06

Njëkohësisht, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me përvojat e shteteve-anëtare tjera të Bashkimit Evropian, vendet nga rajoni më i gjerë i Evropës Juglindore, si dhe vendet fqinje lidhur me kornizat dhe praktikat e tyre institucionale që kanë të bëjnë me kompetencat e këshillave komunalë.

Studimi, i cili paraqet analizën e parë gjithëpërfshirëse për rolin e këshillave komunalë, në vendin tonë, ka për qëllim të përmirësojë efikasitetin e këshillave komunalë gjatë realizimit të kompetencave të tyre në lidhje me menaxhimin publik të financave dhe të fuqizojë rolin e këshillave në realizimin e parimit për qeverisje dhe menaxhim të mirë në nivel lokal.