Thirrje për angazhim të ish këshilltarëve të komunave në rolin e trajnuesve

Shoqata e punonjësve financiarë të vetëqeverisjes lokale dhe të ndërmarrjeve publike – Veles (SHPF), merr pjesë në zbatimin e aktiviteteve të specifikuara në projektin “Fuqizimi i këshillave të komunave – faza e zbatimit (Empowering Municipal Councils – Implementation Phase)”, financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), ambasada e Zvicrës dhe që zbatohet në mënyrë integrale nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara UNDP – zyra në Shkup. Qëllimi kryesor i këtij projekti është fuqizimi dhe mbështetja e këshillave të njësive të vetëqeverisjes lokale për t’u bërë organe më efikase dhe të pavarura, për zbatim më të mirë të rolit të tyre të mbikëqyrjes dhe përfaqësimit, me çka do të mundësohet që vetëqeverisja lokale ta përmirësojë llogaridhënien dhe efektivitetin në përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

Për zbatimin e një pjese të aktiviteteve të projektit SHPF–ja ka nevojë për angazhim të dhjetë trajnuesve – ish-anëtarëve të këshillave komunalë, të cilët momentalisht janë anëtarë të këshillave komunlaë ose në mandatet e mëparshme kanë qenë anëtarë të këshillave komunalë, por që nuk do të zgjidhen si anëtarë të këshillave komunalë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këta persona duhet të japin kontribut praktik në njërën nga këto fusha/module:

  • М1: Roli i këshillave të komunave në mirëqeverisje;
  • М2: Miratimi i buxhetit;
  • М3: Menaxhimi i detyrimeve (borxheve), furnizimeve (prokurimeve) dhe të hyrave;
  • М4: Raportet financiare të NJVL-ve dhe analiza e tyre;
  • М5: Kontrolli financiar dhe auditimi;
  • М6: Menaxhimi i resurseve njerëzore në NJVL-të;
  • М7: Zbatimi i qasjeve inovative për punë në këshillat komunalë;
  • М8: Probleme gjinore;
  • М9: Marrëdhëniet ndëretnike;
  • М10: Bashkëpunimi midis komunave; dhe
  • М11: Planifikimi hapësinor dhe urban.

Shpjegim të detajuar të detyrave, përkatësisht përshkrim të detyrës punuese me informacion për kualifikimet e nevojshme dhe kriteret për përzgjedhje mund të gjenden në Përshkrimin e dhënë më poshtë.

Nëse jeni të interesuar, Ju lutemi të dorëzoni një letër të shkurtër motivimi dhe biografinë Tuaj të azhurnuar me fotografi, informacion për modulin/fushën për të cilën aplikoni dhe listë me referenca për angazhime në projekte të ngjashme si dhe detaje për kontakt të klientëve jo më vonë se 25 Gusht 2017 (E premte) në e-mail adresën e mëposhtme: zfr.veles@gmail.com