Përforcim përmes mbështetjes financiare për aktivitetet prioritare në komuna

Të gjitha 24 komunat, të cilat do të jenë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, do të përfshihen me tre komponentët e përforcimit të kapaciteteve të këshilltarëve.
Qëllimi i këtij komponenti është të përmirësohet transparenca dhe përgjegjësia e të gjitha trupave komunalë dhe pjesëmarrja e qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve të trupave buxhetorë komunalë.
Grantet do të shfrytëzohen për stimulimin e komunave që në mënyrë të matshme t’i përmirësojnë raportet e këshillit me qytetarët dhe me trupat ekzekutiv komunalë.
Në mënyrë që të fitojnë grante, të gjitha trupat komunalë duhet të punojnë në drejtim të krijimit të kushteve për pjesëmarrje efektive të qytetarëve në programet komunale dhe në përgatitjen e buxhetit.
Themeli i këtij komponenti për përforcimin e këshillave do të jetë Programi i suksesshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim: “Forumi në bashkësi”, i cili u inkorporua si mekanizëm për sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e marrjes së vendimeve në më shumë se 2/3 e komunave në Maqedoni. Në bazë të strukturave dhe metodologjisë ekzistuese, të zhvilluara nga Agjencia Zvicerane, grantet do të shpërndahen për projekte të cilat këshilltarët dhe qytetarët bashkërisht do t’i përcaktojnë si prioritare.
Me Programin për mbështetje financiare, komunat e përzgjedhura do të fitojnë mjete në shumë maksimale prej 50.000 franga zvicerane, për më së shumti tre projekte në çdo komunë. Gjatë kohëzgjatjes së Projektit do të shpërndahen gjithsej një milion e dyqind mijë franga zvicerane për 24 komuna.
Edhe pse projektet konkrete të cilat do të financohet do të përcaktohen pas konsultimeve me këshilltarët. administratën lokale dhe banorët e komunave, ato do të duhet t’i adresojnë prioritetet e qytetarëve, si dhe temat transversale të barazisë gjinore, qeverisjes së mirë, përfshirjes sociale dhe bashkëpunimit ndëretnik.
Në mënyrë që të sigurohet shpërndarje adekuate e mjeteve, do të zbatohen më tepër mekanizma kontrollues, siç janë: transfer i mjeteve në bazë të progresit, kontrolle të paparalajmëruara, ndërkohë do të zbatohet edhe monitorimi detajor dhe preciz i gjithë procesit.
Çdo projekt i miratuar do të duhet të përmbush më shumë kritere, siç janë: vendosja e partneritetit midis organizatave dhe qytetarëve; realizimi i rezultateve të dukshme, praktike dhe të matshme; të jetë i qëndrueshëm dhe të vazhdojë të funksionojë edhe pas përfundimit të Projektit; të përmbaj ndikim të rëndësishëm dhe të gjerë shoqëror për çështje të rëndësishme për grupet e margjinalizuara; në mënyrë të barabartë t’i adresojë nevojat e meshkujve dhe femrave, grupeve të ndryshme etnike dhe ta mbështes pjesëmarrjen e tyre në zbatimin e Projektit.
Shembuj të projekteve të këllita janë: qendrat për kujdesin e të pastrehëve; përmirësimi i infrastrukturës shkollore të adaptuara për fëmijët me aftësi të kufizuar fizike; qendra inkluzive rinore dhe aktivitete multi-kulturore për të rinjtë; strehimore dhe qendra për kujdesin e viktimave të dhunës në familje në baza gjinore; programe për mbrojtje sociale të fëmijëve dhe të rinjve të cilët abuzojnë me droga; strehimi social për fëmijët pa prindër; persona me aftësi të kufizuar fizike, romë dhe të tjerë; kopshte dhe objekte për fëmijë të moshës parashkollore, veçanërisht në mjediset rurale.