Përforcimi i kapaciteteve të këshilltarëve përmes trajnimit

Gjatë fazës përgatitore të Projektit “Përforcimi i këshillave komunalë”, u krijua programi gjithëpërfshirës për përforcimin e kapaciteteve të këshilltarëve me qëllim që të adresohen mangësitë kryesore të cilat u identifikuan.
Para së gjithash, bëhet fjalë për program i cili fokusohet mbi avancimin e njohurive lidhur me punën buxhetore dhe financiare të komunave.
Me qëllim që ky problem të adresohet në mënyrë përkatëse, ekipi i Projektit të UNDP hartoi program për përforcimin e kapaciteteve me 11 module për trajnim:

M1: Roli i këshillave komunalë në administrimin e mirë
М2: Miratimi i buxhetit
М3: Menaxhimi i obligimeve, prokurimeve dhe të ardhurave
М4: Raportet financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe analiza e tyre
М5: Kontrolli financiar dhe revizioni
М6: Menaxhmenti i resurseve njerëzore në njësitë e vetëqeverisjes lokale
М7: Zbatimi i qasjeve inovative në punën e këshillave komunalë
М8: Problemet e barazisë gjinore
М9: Raportet ndëretnike
М10:Bashkëpunimi ndërkomunal
М11:Planifikimi hapësinor dhe urbanistik

Rezymetë dhe manualet për modulet М1-М7 u krijuan gjatë fazës përgatitore të Projektit dhe janë pjesë përbërëse të Programit për përforcimin e kapaciteteve, ndërsa udhëzimet dhe manualët për modulet М8-М11 do të përgatiten gjatë 6 muajve të parë të fazës së implementimit.
Kalendari i trajnimit parashikon trajnim në kohëzgjatje prej tre muaj e gjysmë në “klasa” (nga muaji Maj deri në mes të muajit Korrik dhe Shtator) dhe fazë dymujore të “nxënies përmes punës (procedurave)” nën mentorimin e edukatorëve, gjatë muajve Tetor dhe Nëntor, me qëllim që periudha e konsultimeve me publikun lidhur me prioritetet të përputhet me periudhën e përgatitjes dhe miratimit të buxhetit të komunave, me çka praktikisht do të dëshmohet njohuria dhe aftësitë e fituara.