Fillon programi për ngritje e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë

Sot në Strumicë ka filluar zbatimi i Programit për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë nga komunat e Vallandovës, Velesit, Ohrit, Sveti Nikoles, Strumicës dhe Çairit.

Përmes trajnimit në gjithësej 11 tema që dalin nga përgjegjësitë e tyre ligjore, programi synon të forcojë rolin e këshilltarëve komunalë në demokracinë lokale.

Krahas trajnimit të sotshëm fillestar, programi do të përfshijë gjithashtu trajnime mbi tema të tjera siç janë menaxhimi i financave publike,  planifikimi hapësinor dhe urban, si dhe tema që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndër-komunal dhe barazinë gjinore në nivel lokal.

3

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.