Në Ohër dhe Veles mbahen trajnimet e gjashta me rradhë për anëtarët e këshillave komunale

Në dy ditët e ardhshme në Ohër dhe Veles vazhdon zbatimi i Programit për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë për këshilltarë nga 6 komuna. 
Përmes trajnimeve të cilat do ti realizojë ekipi i ekspertëve, këshilltarët nga komunat e Ohrit dhe Çairit do ti përmirësojnë shkathtësitë e veta gjatë analizimit të raporteve financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale. Në të njëjtën kohë, këshilltarët nga komunat e Velesit dhe Sveti Nikollës, do të mësojnë se si ta përmirësojnë kontrrollin finansiarë dhe auditimin në komuna.
Përpos këtyre, programi përfshin trajnime mbi tema të tjera të menaxhimit financiar publik, planifikimit hapësinor dhe urban, si dhe temat që lidhen me bashkëpunimin ndër-komunal dhe barazinë gjinore në nivel lokal.

Programi ka për qëllim të forcojë rolin e këshilltarëve komunalë në demokracinë lokale nëpërmjet trajnimeve në lidhje me gjithsej 11 tema që dalin nga kompetencat e tyre ligjore.

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.