Vizioni, qëllimet dhe rezultatet e pritshme të Projektit “Përforcimi i këshillave komunalë”

Vizioni i Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim konsiston me përforcimin e sistemit të pushtetit të përgjegjshëm dhe transparent lokal, në të cilin përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike punojnë bashkërisht me efektivitet për përcaktimin e prioriteteve zhvillimore në përputhje me nevojat e qytetarëve.
Do të fuqizohet edhe pozicioni i këshilltarëve për realizimin e mandatit të tyre demokratik dhe mbështetjen e prioriteteve komunale. Qytetarët do të marrin informacione precize dhe konfidenciale nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, me ç’rast nevojat dhe prioritetet e tyre do t’i prezantojnë në mënyrë aktive.
Qëllimi kryesor i Projektit është: Këshilla të përforcuar komunalë, të cilët me njohuri të rritura në mënyrë aktive do ta përmbushin rolin e tyre përfaqësues dhe kontrollues, me çka pushtetin komunal do ta bëjnë më të përgjegjshëm dhe më efikas gjatë përmbushjes së nevojave të qytetarëve.

Rezultate të pritshme:

1.Këshillat komunalë do të bëhen trupa më autonom, më të aftë për t’u përballur me ndikimin e pushtetit ekzekutiv dhe së këtejmi në mënyrë të drejtë do ta përmbushin rolin e tyre mbikëqyrës dhe përfaqësues të garantuar me Kushtetutë.

2.Politikat komunale do të krijohen në mënyrë participative me qëllim që t’u përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve përmes rritjes së transparencës dhe përgjegjësisë së trupave komunalë.

3.Përmirësim i kornizës juridike dhe institucionale në të cilët iniciohet dhe realizohet funksioni i këshillave komunalë përmes rrjetit funksional dhe institucional të këshilltarëve.

Projekti do të hapet për të gjithë 81 këshillat komunalë në shtet, ndërsa disenji i komponentëve dhe aktiviteteve të Projektit e ndjek logjikën e njëjtë. Komponentët e lidhjes në rrjet, si dhe Platforma e e-njohurisë do t’i përfshijnë të gjithë 1347 këshilltarët dhe palët e interesuara me të cilat ata janë lidhur në mënyrë strukturore si shfrytëzues potencial.
Mekanizmat inovativë, fillimisht do të aplikohen në 24 komunat e përzgjedhura, ndërsa njëkohësisht do të kërkohet mënyrë për zgjerimin e tyre.
Megjithatë, për shkak të kohës dhe resurseve të limituara, pjesa e Programit për përforcimin e kapaciteteve përmes trajnimit do të implementohet në 24 komuna.
Pritshmëritë janë se në Projekt do të marrin pjesë rreth 250-300 këshilltarë (nga të cilët më së paku 1/3 janë femra, me ç’rast 8 komuna do të mbulohen për çdo vit, duke filluar nga viti 2017.