Komunat e Kumanovës, Qendrës, Gostivarit, Zhelinës, Brvenicës, Strugës, Mogillës, Koçanit dhe Kavadarit janë nëntë komunat e reja që janë të përfshira në programin për fuqizimin e këshillave komunale pasi janë përzgjedhur përmes thirrjes publike për pjesëmarrje, ku aplikuan 48 njësi të vetëqeverisjes lokale.

Në 18 muajt e ardhshëm, rreth 150 këshilltarët e këtyre komunave do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnime për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë që përfshin gjithsejt 11 tema të menaxhimit publik të financave publike, planifikimit hapësinor dhe urban, si dhe tema që lidhen me risi në qeverisje, bashkëpunimin ndërkomunal dhe barazisë gjinore në nivel lokal.

Struga2-min

Në të njëjtën kohë, secila prej nëntë komunave do të jetë në gjendje të përdorin grant prej 50,000 franga zvicerane per projekte që do të përzgjidhet përmes konsultimeve të drejtpërdrejta me qytetarët përmes forumeve të komunitetit. Projektet që do të financohen përmes programit do të synojnë përmirësimin e shërbimeve sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, me të cilat në mënyrë të barabartë plotësohen nevojat e burrave dhe grave dhe grupeve të ndryshme etnike në komunitet.

Përveç kësaj, secila prej këtyre komunave do të marrë mbështetje financiare në shumën prej 12,000 frangave zvicerane të dedikuara për futjen e instrumeteve të reja për të përmirësuar përgjegjshmërinë, transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në punën e këshillave komunale.

Në vitin 2020, programi do të përfshijë edhe 9 komuna të tjera që do të zgjidhen përmes një thirrjes publike që do të shpallet gjatë këtij viti.

“Fuqizimi i këshillave komunale” është një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me vlerë prej 3.4 milion franga zvicerane e cila  zbatohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Gjithsejt, 1.2 milionë franga zvicerane janë të rezervuara për grante të vogla të destinuara për realizimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në program deri në fund të vitit 2020.