Me trajnimin e fundit dedikuar këshilltarëve nga koumant e Çairit dhe Ohërit, këtët fundjavë në Shkup, përfundon zbatimi I Programit për zhvillim të kapaciteteve të këshilltarëve komunalë nga komunat e Velesit, Sveti Nikollës, Strumicës, Vallandovës, Çairit dhe Ohërit.

Në tetë muajt e kaluar, këshilltarët nga këto komuna përmirësuan njohuritë dhe aftësitë e tyre në 11 tema lidhur me menaxhimin e financave publike të komunave, menaxhimin e burimeve njerëzore, planifikimin hapësinor dhe urbanistik, invacionet në qeverisje, bashkëpunimin ndërkomunal dhe bashkëpunimin ndëretnik, baraznë gjinore dhe qeverisjen e mire në nivel lokal.

Gjithsej 80 këshilltarë, të cilët morrën pjesë në trajnimet, fituan edhe çertifikata për përfundim të suksesshëm të Programit për zhvillim të kapaciteteve të këshilltarëve komunalë.

Sertifikat-1

Trajnimet i zbatoi ekip i përbërë nga thridhjetë ekspertë dhe ish këshilltarë të angazhuar dhe koordinuar nga Asociacioni i punonjësve financiarë të vetëqeverisjeve lokale dhe ndërmarrjeve publike (ZFR).

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.