Dy ditët në vijim, në Veles dhe Ohër vazhdojnë trajnimet dedikuar këshilltarëve komunalë. Këshilltarët nga Sveti Nikole dhe Velesi do ti përmirësojnë njohuritë e tyre nga fusha e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor, ndërsa këshilltarët nga Çairi dhe Ohëri do ti fuqizojnë kapacitetet e tyre në tema lidhur me barazinë gjinore dhe bashkëpunimin ndër-etnik në nivel lokal.

chair.ohrid

Në ndërkohë, këshilltarët e komunave të Strumicës dhe Vallandovës përfunduan ciklin e dytë të trajnimeve dhe me këtë u bënë të parët që kompletuan Programin për zhvillim të kapaciteteve të këshilltarëve komunalë.

Më parë, këshilltarët e këtyre gjashtë komunave, kanl përfunduar me sukses fazën e parë të trajnimit mbi temën e menaxhimit publik financiar në komuna dhe qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.