Thirrje publike për pjesëmarrjen e komunave në projektin “Fuqizimi i Këshillave Komunal – Faza 2”

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunal – Faza 2” është shpallur Thirrja e parë Publike për zgjedhjen e komunave që do të përfshihen në aktivitetet e projektit. Komunat partnere do të përzgjidhen në bazë të kritereve të paracaktuara.

 

Qëllimi kryesor i projektit është zhvillimi i vetëqeverisjeve lokale përmes fuqizimit të kapaciteteve të këshillave komunale, transparencë dhe llogaridhënie më e madhe e komunave dhe pjesëmarrje aktive qytetare në vendimmarrje në nivel lokal. Projekti zbatohet nga UNDP në partneritet me Ambasadën Zvicerane dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

 

Më shumë detaje rreth projektit dhe procedurës së aplikimit për komunat gjenden në linkun e mëposhtëm:

Linku i thirrjes për aplikim në gjuhën shqipe

 

Thirrja publike në gjuhën maqedonase gjendet në linkun në vijim:

Linku i thirrjes për aplikim në gjuhën maqedonase