THIRRJE për paraqitje të kandidatëve për pjesëmarrje në procesin e certifikimit Për MODERATORË për zbatimin e FORUMEVE NË BASHKËSI

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNJVL, si palë përgjegjëse në zbatimin e një pjese të aktiviteteve të projektit “Fuqizimi i këshillave komunalë – faza 2” shpall një THIRRJE për kandidatët e interesuar për përfshirje në procesin e certifikimit dhe ri-certifikimit për MODERATORË për zbatimin e “Forumeve në bashkësi”.

Projekti “Fuqizimi i këshillave komunalë – faza 2” është projekt që financohet nga Qeveria zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, i cili bashkë-financohet dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Në përputhje me Metodologjinë për (ri)certifikim të moderatorëve, pas publikimit të thirrjes dhe përzgjedhjes së kandidatëve, do të organizohet një trajnim i specializuar për moderatorë, pas të cilit vijon organizimi i provimit për certifikim që përbëhet nga dy pjesë – pjesa me shkrim dhe pjesa me gojë (punë praktike). Provimi me shkrim përbëhet nga zgjedhja e 20 pyetjeve të cilat do të zhvillohen në formë elektronik. Pjesa e dytë e provimit do të organizohet në një ditë të ndryshme se pjesa me shkrim, për të cilën gjë kandidatët do të njoftohen me kohë.

Për nevojat e realizimit të provimit, BNJVL-ja ka përgatitur edhe një Doracak për zhvillimin e provimit për moderatorë të certifikuar të forumeve, i cili do t’i dërgohet përmes postës elektronike secilit prej kandidatëve të paraqitur, pa parashtrimit të dokumenteve për paraqitje për kalimin e provimit.

Fletë-paraqitje për realizimin e provimit / (re)certifikimit mund të parashtrojnë kandidatët të cilët plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë qytetarë të moshës madhore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

  2. Të kenë shkallën e lartë profesionale të aftësive të arsimit;

  3. Të posedojnë aftësi prezantuese, moderatore dhe komunikuese.

Vërejtje:

  1. Për thirrjen i inkurajojmë të paraqiten edhe qytetarët të cilët njohin gjuhët zyrtare në komunat ku jetojnë të paktën 20% të bashkësive etnike me qëllim që të mundësohet moderim cilësor të sesioneve të forumeve në bashkësitë ku qytetarët flasin përveç gjuhës maqedonase edhe një tjetër gjuhë zyrtare të bashkësive etnike pakicë.

 

  1. Për thirrjen mund të paraqiten edhe të punësuarit në administratën publike, përfshirë edhe ata të nivelit lokal. (Në këtë rast, mbetet kushti se të njëjtët me certifikatën e fituar nuk do të mund të angazhohen për moderim në Forumet në komunën e tyre).

 

Mënyra e paraqitjes:

Kandidatët e interesuar së bashku me FLETË-PARAQITJEN duhet të parashtrojnë edhe një LETËR interesi për marrjen e certifikatës për moderator, si dhe një Biografi të shkurtër.

Paraqitja mund të bëhet përmes postës elektronike në këtë postë elektronike: contact@zels.org.mk.

Paraqitja fillon më 13.09.2022 dhe zgjat deri më 26.09.2022.

Kandidatët e paraqitur do të duhet të ndjekin trajnimin hyrës i cili është edhe faza e parë e procesit të certifikimit. Afati do të caktohet minimum një javë para kalimit të pjesës me shkrim. Trajnimet dhe provimet do të organizohen në Qendrën e Trajnimit të BNJVL-së, në ndërtesën e BNJVL-së rr. Kopenhagenska nr. 5, Shkup, ndërsa informacionin lidhur me afatin për kalimin e provimit me shkrim dhe me gojë kandidatët e paraqitur do të marrin përmes postës elektronike ose me paraqitje telefonike.