Me Dekretin e Qeverisë, seancat e Këshillave prej tani edhe online

Pas kërkesave të shumta të kryetarëve të këshillave dhe të këshilltarëve komunalë, e me propozimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Qeveria në mbledhjen e saj të mbajtur më 7 prill miratoi Dekret për plotësimin e dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Ky Dekret ofron mundësi që kryetari i Këshillit Komunal dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, të mund të thërrasë dhe të udhëheqë me seancën e Këshillit dhe duke përdorur mjete komunikimi (telefon ose lidhje për konferencas me përdorimin e komunikimit në internet dhe mjeteve softuerike).

Duke pasur parasysh se rast të gjendjes së jashtëzakonshme, kur komunat dhe qyteti i Shkupit duhet të jenë të mobilizuar maksimalisht dhe funksionalë, për të siguruar kushte për zbatimin e rekomandimeve dhe masave të Qeverisë për mbrojtjen dhe parandalimin nga koronavirusi Covid 19, me këtë dekret sigurohen kushte ligjore që këshilli të mund të zhvillojë seanca dhe të marrë vendime edhe në rast të pengimit të anëtarëve të këshillit që të marrin pjesë fizikisht në seancë.

Në rast të mbajtjes së seancës me përdorimin e mjeteve të komunikimit, kryetari i këshillit, anëtarëve të këshillit rendin e ditës dhe materialet për seancën ua dërgon në mënyrë elektronike.  Votimi do të bëhet përmes deklarimit individual me emër të secilit prej anëtarëve të këshillit të cilët janë lajmëruar në seancë, gjatë seancës mbahet procesverbal, i cili, për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie, publikohet në ueb-faqen e komunës dhe të qytetit të Shkupit, menjëherë pas përfundimit të seancës.

Për të marrë vendim që seancat e këshillave të mbahen edhe online tashmë një kohë angazhohen një numër i madh i këshilltarëve anembanë vendit, të cilët, për shkak të masave për përballje me krizën dhe kufizimet për prezencë fizike, nuk kishin mundësi që rregullisht t’i mbajnë seancat e këshillave në komunat e tyre.