U prezantua Programi zviceran për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut në periudhën 2021-2024
15Apr2021
Që nga viti 1992, Zvicra ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në zhvillimin politik, shoqëror dhe ekonomik të saj.
Përmes projekteve dhe programeve të shumta, përfshirë edhe atë për Fuqizimin e Këshillave Komunalë, Zvicra kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të vendit tonë, fuqizimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, promovimin e zhvillimit ekonomik gjithpërfshirës si dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.
Në videon më poshtë, shkurtimisht mund të njiheni me qëllimet e Programit zviceran për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut në periudhën 2021-2024.