Aplikacioni i parë mobil për ndihmë dhe mbështetje për viktimat e dhunës “Bëhu e sigurt” në dispozicion për të gjithë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UNDP-në krijuan aplikacionin e parë mobil për ndihmë dhe mbështetje të viktimave të dhunës “Bëhu e sigurt”, i disponueshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe rome.

Aplikacioni do t’u ndihmojë viktimave të dhunës në familje që shpejt dhe me lehtësi të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje, pa marrë parasysh kohën dhe vendim ku janë, kur janë në rrezik ose kanë nevojë për mbështetje.

Duke ndezur gjeolokatorin, me vetëm një klikim, viktimat dërgojnë numrin e tyre të celularit dhe vendndodhjen e saktë ku janë, në linjën telefonike nacionale SOS për viktimat e dhunës në familje. Menjëherë më pas, viktima do të kontaktohet nga personat përgjegjës.

Aplikacioni është më i nevojshmi tani, në kohën e krizës së koronës, kur ekziston rreziku që rastet e dhunës në familje të rriten.

Përmes opsionit “Kontakte të rëndësishme” mund të kontaktohen të gjitha institucionet dhe shoqatat e qytetarëve që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për viktimat e të gjitha llojeve të dhunës me bazë gjinore.

Ky aplikacion ofron shumë mundësi, përfshirë edhe opsionin që përdoruesit të zgjedhin numrat mbështetës nga telefoni i tyre, si: anëtar i familjes, autoritet, institucion, organizatë joqeveritare  ose ndonjë person tjetër që ata i besojnë.

Po ashtu, aplikacioni ka përmbajtje edukative dhe informative, përfshirë informacione mbi të drejtat e viktimave, këshilla praktike për mbrojtjen, dëshmitë personale të viktimave, si dhe të gjithë protokollin për bashkëpunim midis institucioneve kompetente dhe shoqatave për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës në familje.

Ky aplikacion është në dispozicion për përdorim për të gjithë celularët smart.

Informacione më detale mbi këtë aplikacion mund të merren në linkun: https://www.mtsp.gov.mk/media-centar-ns_article-bidi-bezbedna.nspx