Organizohet trajnim për këshilltarët komunalë dhe punëtorët financiarë për miratimin e llogarisë vjetore dhe raportit vjetor të komunave

Më 24 shkurt 2020, u organizua një trajnim online për këshilltarët komunalë në temën: Roli i këshilltarëve komunalë në miratimin e llogarisë vjetore dhe raportit vjetor të komunës.

Qëllimet kryesore të trajnimit ishin shkëmbimi i njohurive, përvojës dhe praktikave të mira midis këshilltarëve në mënyrë që të përmirësohet roli i këshillave komunalë në miratimin e llogarive vjetore dhe raporteve vjetore të komunave, të përmirësohen njohuritë dhe efikasiteti i këshillave në këto fusha të kompetencave të tyre, si dhe të përmirësohet bashkëpunimi midis këshilltarëve dhe administratës komunale në punën financiare të komunave.

Trajnimi që u organizua nga Shoqata e Punëtorëve Financiarë (ShPF), u ndoq nga mbi 50 pjesëmarrës nga tridhjetë komuna në vend, duke përfshirë kryetarë të këshillave, këshilltarë, kryetarë të komisioneve për financa dhe buxhet, si dhe punonjës në administratat komunale që janë përgjegjës për punën financiare të komunës. Pjesëmarrësit e trajnimit patën mundësinë të njihen më hollësisht, por edhe të diskutojnë për të gjithë procesin e përgatitjes dhe miratimit të llogarisë vjetore dhe raportit vjetor të komunës.

Trajnimi është pjesë e projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunalë”, i cili mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me partnerët kombëtarë dhe lokalë.