Digjitalizimi i këshillave komunalë në kohën e Kovid-19

Vazhdimi i punës në kushtet e Kovid-19 është një sfidë për të gjitha organizatat, duke i përfshirë edhe këshillat komunalë. Por, falë angazhimit nga projekti Zviceran “Fuqizimi i Këshillave Komunalë”, që implementohet nga UNDP dhe ShPF (Shoqata e Punëtorëve Financiarë) dhe BNjVL-ja, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nxori një Dekret që mundësoi përdorimin e mjeteve digjitale në organizimin e mbledhjeve të Këshillave Komunalë. Disa këshilla komunalë në vend e kanë përdorur me sukses këtë mundësi dhe e vazhduan punën e tyre përmes mbledhjeve të këshillave onlajn.

Këshillat komunalë në Tetovë, Manastir dhe Komunën Qendër janë vetëm disa nga këshillat në vend që kanë miratuar menjëherë teknologji të reja dhe e kanë transformuar punën e tyre onlajn për t’i adresuar në mënyrë efektive nevojat e qytetarëve në nivel lokal gjatë këtyre kohërave të vështira.

Përveç seancave onlajn, projekti ka ofruar disa e-mjete që janë në dispozicion për një numër komunash, që u mundësojnë atyre ta kryejnë funksionin e tyre sa më mirë dhe të rrisin nivelin e transparencës së këshillave komunalë në përgjithësi.

Në videon në vazhdim mund të shihni se si këshillat komunalë arrijtën që ta vazhdojnë punën e vetë onlajn dhe si i shfrytëzojnë e-veglat tjera të cilat ju qëndrojnë në dispozicion përmes projektit për “Fuqizimin e Këshillave Komunale”