NËNTË KOMUNA DO TË FITOJNË 558,000 USD SI PJESË E PROGRAMIT ZVICERAN PËR FUQIZIMIN E DEMOKRACISË LOKALE

Sot në Shkup u mbajt punëtori ku morrën pjesë më shumë se 60 kryesues të këshullave komunalë të cilët diskutuan për mënyrat se si të përmirësohet sistemi i vetëqeverisjes lokale në prag të procesit vijues të avancimit të decentralizimit në vend.

Në këtë event, të organizuar nga ana e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), u publikua edhe thirrja publike për pjesëmarrje të 9 komunave plotësuese në projektin „Fuqizimi i këshillave komunalë “ në të cilin tashmë janë përfshirë 15 komuna: Çairi, Ohri, Strumica, Sveti Nikole, Vallandova, Velesi, Qendra, Kumanova, Bërvenica, Zhelina, Gostivari, Struga, Koçani, Kavadarci dhe Mogilla.

Komunat të cilat do të përzgjedhen do të fitojnë trajnime të cilat do tu ndihmojnë këshilltarëve komunalë që ti mbikqyrin në mënyrë më efikase buxhetet locale dhe të komunikojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë me qytetarët gjatë përcaktimit të prioriteteve për harxhimin e mjeteve buxhetore të komunës.

Në këtë mënyrë, projekti synon të forcojë pozicionin e këshillave komunalë në vendimmarrjen demokratike në nivelin lokal, ku tradicionalisht kryetarët e komunave kanë një rol mbizotërues, dhe të sigurojë që secili denar komunal të shpenzohet në mënyrë efikase dhe transparente.

Deri më tani, mbi 200 këshilltarë nga 15 komuna kanë përfunduar me sukses trajnimin në 11 fusha të vetëqeverisjes lokale që janë nën kompetencën e këshillave komunalë.

Këshillat komunalë që përfundojnë me sukses trajnimin do të marrin 62,000 dollarë për projekte me përfitime publike që janë identifikuar si përparësi nga qytetarët. Përmes kësaj mbështetje, gjithsej gjashtë projekte janë duke u implementuar në po aq komuna që synojnë përmirësimin e shërbimeve sociale për qytetarët.

Në komunat Sveti Nikole dhe Strumica janë duke u rikonstruktuar kopshtet, ndërsa në komunën e Velesit po lehtësohet qasja për personat me aftësi të kufizuara në institucionet vendore, shkolla dhe rrugë. Në të njëjtën kohë, laboratorët e TIK-ut janë duke u themeluar në komunën e Valandovës, dhe në komunat e Ohrit dhe Çairit është lehtësuar qasja e personave me aftësi të kufizuara në komunë, institucionet dhe lokalet në ndërtesën komunale. Për më tepër, në komunën e Cairairit po zbatohet një projekt për të përmirësuar qasjen dhe kushtet për mësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në disa shkolla fillore.

Fuqizimi i këshillave komunale është një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me vlerë prej 3.4 milion franga zvicerane e cila  zbatohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.