Gjuha e urrejtjes dekurajon gratë nga jeta publike

Në suazat e projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunalë” të Ambasadës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, zbatuar nga UNDP, u organizua një trajnim virtual në temën: “Barazia gjinore dhe marrëdhëniet ndëretnike në nivelin lokal në periudhën parazgjedhore”. Trajnimi i iniciuar nga UNDP, BNJVL, UN Women dhe Shoqata e Puntorëve të Financave përfshiu më shumë se 20 pjesëmarrës dhe përfaqësues nga 18 komuna për të diskutuar për incidentet e shpeshtuara të gjuhës së urrejtjes në bazë të përkatësisë gjinore dhe etnike, në periudhën e fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Trajnimi u përdor, gjithashtu, edhe për të identifikuar mënyrat në të cilat Komisionet lokale për mundësi të barabarta midis grave dhe burrave dhe marrëdhëniet ndëretnike mund të qëndrojnë fuqimisht kundër gjuhës së urrejtjes në mediat sociale.

Pjesëmarrësit diskutuan për nivelin e përfshirjes së grave në jetën politike në nivelin lokal, si dhe për rëndësinë e dekurajimit të tensioneve ndëretnike dhe promovimin e bashkëpunimit ndëretnik në të gjitha nivelet. Si rezultat i këtij diskutimi, u nxorën përfundimet e mëposhtme.

– Megjithëse përfaqësimi i grave këshilltare në Këshillat Komunalë është konform Ligjit dhe ato mund të kanë opinione në jetën politike në nivelin lokal, ekziston një hapësirë e madhe për përmirësimin dhe përfshirjen e shtuar të grave në proceset e vendimmarrjes;

– Gjuha e urrejtjes në mediat sociale është një nga arsyet kryesore për dekurajimin e grave të jenë politikisht aktive dhe të kandidohen për poste. Gjuhës së urrejtjes duhet t’i kundërshtohet rreptësisht dhe Komisionet duhet të luajnë një rol të rëndësishëm duke reaguar dhe dënuar çdo rast;

– Komisionet mund të kenë një qëndrim të unifikuar, të inicojnë diskutime në këshillat komunalë dhe të dënojnë gjuhën e urrejtjes;

– Gjuha e urrejtjes bazuar në përkatësinë etnike është më shpesh e pranishme në periudhën para zgjedhjeve dhe pjesëmarrësit ranë dakord se duhet të reagohet dhe të dënohet si në nivelin institucional ashtu edhe në atë lokal;

– Disa komuna punojnë më intensivisht në krijimin e një rrethimi lehtësues për të mësuar më mirë etnitetet e ndryshme përmes bashkëpunimit ndër-shkollor. Nevojiten më shumë iniciativa të tilla, si dhe mundësi në komunitetet monoetnike për të mësuar gjuhët e komuniteteve të tjera lokale si tema shkollore fakultative (opsionale).

Grupet tematike të punës për barazinë gjinore dhe marrëdhëniet ndëretnike, janë pjesë e shtatë grupeve tematike të këshilltarëve komunalë të formuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunal”.