Video: Pjesëmarrja e qytetarëve e bëri ndërtesën e Komunës së Ohrit të qasshme për personat me aftësi të kufizuara

Pjesëmarrja e qytetarëve është gurthemeli i demokracisë, veçanërisht në nivelin lokal. Duke i përfshirë në mënyrë aktive qytetarët e tyre në proceset e vendimmarrjes, qeveritë lokale fitojnë besueshmëri dhe besim, por gjithashtu bëhen më të përgatitura për të zbatuar politika, rëndësia e të cilave përndryshe ka mundësi të anashkalohet. Një shembull i kësaj mund të shihet në punën e bërë për të përmirësuar qasjen e ndërtesës së Komunës së Ohrit për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Me mbështetjen e programit të Ambasadës Zvicerane “Fuqizimi i Këshillave komunalë”, të zbatuar nga UNDP, qytetarët e Ohrit zgjodhën projektin për të instaluar një ashensor të ri, të krijuar posaçërisht për nevojat e personave me aftësi të kufizuara në ndërtesën e Komunës së Ohrit. Shkallët që çojnë në sallën kryesore gjithashtu u rikonstruktuan në mënyrë që personat me lëvizshmëri të kufizuar të mund të kenë qasje më të lehtë në takimet dhe shërbimet komunale. Vetë salla kryesore gjithashtu u rinovua për të siguruar kushte më të mira pune për të gjithë.

Deri në fund të vitit 2021, programi “Fuqizimi i Këshillave Komunalë” do të mbështesë 24 komuna me një shumë të përgjithshme prej 1.200.000 frangash zvicerane për të zbatuar projekte që janë përcaktuar si prioritare nga qytetarët përmes Forumeve në bashkësi.