Janë zgjedhur projektet e para të cilat do të zbatohen në kuadër të Programit për Fuqizimin e këshillave komunalë

Përmes Forumeve në bashkësi  që u mbajtën në Veles, Sveti Nikole, Vallandovë, Strumicë, Çair dhe Ohër qytetarët  e këtyre komunave, së bashku me përfaqësues të pushtetit lokal i zgjodhën projektet që do të zbatohen në bashkësitë e tyre gjatë 6 muajve të ardhshëm.

rsz_forumi_2

Nëpërmjet katër sesioneve të forumit të mbajtura gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2018, me iniciativat e propozuara për zbatimin e projekteve prioritare, përveç qytetarëve, u paraqitën dhe organizatat e shoqërisë civile dhe ata rinore, sektori i biznesit, si dhe përfaqësues nga arsimi dhe mbrojta sociale. Pas iniciativave të propozuara dhe diskutimin e secilës prej tyre, pjesëmarrësit e Forumeve zgjodhën projektet, për zbatimin e të cilëve janë paraparë 50.000 franga zvicerane për secilën komunë. Projektet e përzgjedhura synojnë të përmirësojnë shërbimet sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, të cilat në mënyrë të barabartë adresojnë nevojat e burrave dhe grave si dhe grupeve të ndryshme etnike.

Kështu, në komunën e Velesit do të zbatohet një projekt lehtësimin e qasjes për personat me aftësi të kufizuara në institucionet lokale, shkollat ​​dhe rrugët. Mandej, në komunat e Sveti Nikoles dhe Strumicës do të rindërtohen çerdhe, ndërsa në Valandovë pjesëmarrësit e forumeve e kanë përkrahur projekt për ngritjen e laboratorëve të teknologjisë informatike dhe kompjuterike (TIK) dhe media shkollore.

Nga ana tjetër, në Çair dhe Ohër do të zbatohen projekte për lehtësimin e qasjes së personave me aftësi të kufizuara në komunat, institucionet dhe hapësirat në ndërtesat e komunave. Përveç kësaj, në komunën e Çairit do të implementohet edhe një projekt që do të përmirësojë qasjen dhe kushtet për mësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në disa shkolla fillore.

rsz_forumi_1

Forumet në bashkësi janë pjesë e projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunale”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, i cili implementohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerët nacional dhe lokal.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë edhe 18 komuna të tjera që do të zgjidhen përmes thirrjeve publike.

Gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë të rezervuara për grante të vogla të destinuara për realizimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.