Përforcimi i kapaciteteve të këshilltarëve përmes trajnimit

Gjatë fazës përgatitore të Projektit “Përforcimi i këshillave komunalë”, u krijua programi gjithëpërfshirës për përforcimin e kapaciteteve të këshilltarëve me qëllim që të adresohen mangësitë kryesore të cilat u identifikuan.
Para së gjithash, bëhet fjalë për program i cili fokusohet mbi avancimin e njohurive lidhur me punën buxhetore dhe financiare të komunave.
Me qëllim që ky problem të adresohet në mënyrë përkatëse, ekipi i Projektit të UNDP hartoi program për përforcimin e kapaciteteve me 11 module për trajnim:

M1: Roli i këshillave komunalë në administrimin e mirë
М2: Miratimi i buxhetit
М3: Menaxhimi i obligimeve, prokurimeve dhe të ardhurave
М4: Raportet financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe analiza e tyre
М5: Kontrolli financiar dhe revizioni
М6: Menaxhmenti i resurseve njerëzore në njësitë e vetëqeverisjes lokale
М7: Zbatimi i qasjeve inovative në punën e këshillave komunalë
М8: Problemet e barazisë gjinore
М9: Raportet ndëretnike
М10:Bashkëpunimi ndërkomunal
М11:Planifikimi hapësinor dhe urbanistik

Rezymetë dhe manualet për modulet М1-М7 u krijuan gjatë fazës përgatitore të Projektit dhe janë pjesë përbërëse të Programit për përforcimin e kapaciteteve, ndërsa udhëzimet dhe manualët për modulet М8-М11 do të përgatiten gjatë 6 muajve të parë të fazës së implementimit.
Kalendari i trajnimit parashikon trajnim në kohëzgjatje prej tre muaj e gjysmë në “klasa” (nga muaji Maj deri në mes të muajit Korrik dhe Shtator) dhe fazë dymujore të “nxënies përmes punës (procedurave)” nën mentorimin e edukatorëve, gjatë muajve Tetor dhe Nëntor, me qëllim që periudha e konsultimeve me publikun lidhur me prioritetet të përputhet me periudhën e përgatitjes dhe miratimit të buxhetit të komunave, me çka praktikisht do të dëshmohet njohuria dhe aftësitë e fituara.

Vizioni, qëllimet dhe rezultatet e pritshme të Projektit “Përforcimi i këshillave komunalë”

Vizioni i Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim konsiston me përforcimin e sistemit të pushtetit të përgjegjshëm dhe transparent lokal, në të cilin përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike punojnë bashkërisht me efektivitet për përcaktimin e prioriteteve zhvillimore në përputhje me nevojat e qytetarëve.
Do të fuqizohet edhe pozicioni i këshilltarëve për realizimin e mandatit të tyre demokratik dhe mbështetjen e prioriteteve komunale. Qytetarët do të marrin informacione precize dhe konfidenciale nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, me ç’rast nevojat dhe prioritetet e tyre do t’i prezantojnë në mënyrë aktive.
Qëllimi kryesor i Projektit është: Këshilla të përforcuar komunalë, të cilët me njohuri të rritura në mënyrë aktive do ta përmbushin rolin e tyre përfaqësues dhe kontrollues, me çka pushtetin komunal do ta bëjnë më të përgjegjshëm dhe më efikas gjatë përmbushjes së nevojave të qytetarëve.

Rezultate të pritshme:

1.Këshillat komunalë do të bëhen trupa më autonom, më të aftë për t’u përballur me ndikimin e pushtetit ekzekutiv dhe së këtejmi në mënyrë të drejtë do ta përmbushin rolin e tyre mbikëqyrës dhe përfaqësues të garantuar me Kushtetutë.

2.Politikat komunale do të krijohen në mënyrë participative me qëllim që t’u përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve përmes rritjes së transparencës dhe përgjegjësisë së trupave komunalë.

3.Përmirësim i kornizës juridike dhe institucionale në të cilët iniciohet dhe realizohet funksioni i këshillave komunalë përmes rrjetit funksional dhe institucional të këshilltarëve.

Projekti do të hapet për të gjithë 81 këshillat komunalë në shtet, ndërsa disenji i komponentëve dhe aktiviteteve të Projektit e ndjek logjikën e njëjtë. Komponentët e lidhjes në rrjet, si dhe Platforma e e-njohurisë do t’i përfshijnë të gjithë 1347 këshilltarët dhe palët e interesuara me të cilat ata janë lidhur në mënyrë strukturore si shfrytëzues potencial.
Mekanizmat inovativë, fillimisht do të aplikohen në 24 komunat e përzgjedhura, ndërsa njëkohësisht do të kërkohet mënyrë për zgjerimin e tyre.
Megjithatë, për shkak të kohës dhe resurseve të limituara, pjesa e Programit për përforcimin e kapaciteteve përmes trajnimit do të implementohet në 24 komuna.
Pritshmëritë janë se në Projekt do të marrin pjesë rreth 250-300 këshilltarë (nga të cilët më së paku 1/3 janë femra, me ç’rast 8 komuna do të mbulohen për çdo vit, duke filluar nga viti 2017.

Koncepti për vendosjen e rrjetit të këshilltarëve në kuadër të Projektit “Përforcimi i këshillave komunalë”

Në kuadër të përpjekjeve të veta gjithëpërfshirëse, UNDP e realizon Projektin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) “Fuqizimi i këshillave komunalë” i cili si qëllim kryesor e ka të rrisë efikasitetin e këshillave komunalë në kryerjen e rolit të tyre mbikëqyrës dhe përfaqësues, me ç’rast do të rritet llogaridhënia dhe efektiviteti i autoriteteve komunale në përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

Nga implementimi i Projektit priten rezultatet si vijojnë:

  • Rezultati 1: Këshillat komunalë janë trupa më autonom, të aftë t’i bëjnë ballë ndikimit të pushtetit ekzekutiv dhe në mënyrë të drejtë ta kryejnë rolin e tyre kushtetues të mbikëqyrjes dhe përfaqësimit.
  • Rezultati 2: Politikat komunale hartohen në mënyrë participative që më mirë të përmbushen nevojat e qytetarëve përmes transparencës dhe llogaridhënies së rritur të trupave komunalë.
  • Rezultati 3: Përmirësime të kornizës juridike dhe institucionale në të cilin funksionojnë këshilltarët janë iniciuar dhe mbahen përmes rrjetit funksional dhe të institucionalizuar nacional të këshilltarëve.

Ky koncept i vendosjes së Rrjetit të këshilltarëve ka lidhje të ngushtë me Rezultatin 3 të Projektit.

Sfidat kryesore të cilat duhet të adresohen

Anëtarët e këshillave komunalë nuk kanë shumë kontakte me kolegët e tyre nga komunat e tjera. Mungon ndjenja e bashkëpunimit, e cila mund ta stimulojë dëshirën kolektive për reforma normative dhe praktike për zgjidhjen e mangësive sistematike dhe përmirësimin e punës së këshillave komunalë. Sipas kësaj, ekziston nevojë evidente për përmirësimin e rrjetit, me ç’rast Komiteti i Këshillave të BNJVL do të përdorej si strumbullar.

Projekti do të punojë në ndërtimin e besimit midis këshilltarëve (si element i nevojshëm i rrjetëzimit), midis këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave/administratës dhe midis këshilltarëve dhe qytetarëve. Gjatë fazës përgatitore u mbajtën një sërë eventesh me këshilltarët dhe palët e tjera të interesuara ku u vendos baza solide për një rrjetëzim efikas dhe efektiv. Këshilltarët patën mundësi të njihen midis tyre dhe filluan t’i identifikojnë interesat e përbashkëta.  Në këtë drejtim, Projekti do ta mbështes Komitetin e Këshillave të BNJVL si forcë kryesore shtytëse për rrjetëzim.

Aksioni i propozuar

Njëri nga qëllimet specifike të Projektit është të ndihmojë në procesin e projektimit, ndërtimit dhe zgjerimit të rrjetit midis anëtarëve të këshillave komunalë, si mënyrë e përmirësimit të komunikimit dhe bashkëpunimit horizontal dhe mbështetjes së formulimit të qëndrimeve unike për nevojat dhe interesat e përbashkëta, pavarësisht përkatësisë së tyre politike dhe partiake. Bashkarisht, këshilltarët mund të bëjnë presion konstruktiv për ndryshime ligjore dhe praktike, ndryshime këto të nevojshme për funksionimin më efektiv të këshillave komunalë. Rrjeti do të ndihmojë në përmbushjen e qëllimeve të Projektit përmes krijimit dhe mirëmbajtjes, si dhe përmes fuqizimit të ndërsjellë të mjedisit për mësim në mënyrë që të plotësohet trajnimi në klasa dhe onlajn mësimi. Do të hapen mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe leksioneve të mësuara midis këshilltarëve.

Projekti është i hapur për të gjitha 81 këshillat komunalë në vend, ndërsa disenji i komponentëve dhe aktiviteteve të Projektit e ndjekin logjikën e njëjtë. Komponentët e rrjetëzimit dhe platforma për e-njohuri janë dedikuar për të gjithë 1.347 këshilltarë, si dhe për palët e interesit me të cilët ata janë ndërlidhur si shfrytëzues potencial.

Projekti do të organizojë tre lloje të rrjetëzimit: ngjarje tematike për rrjetëzim kokë-më-kokë; grupe virtuale të këshilltarëve të organizuara përmes platformës për e-nxënie, dhe bashkëpunimi ndërkufitar me kolegë nga rajoni.

Në përputhje me konsultat fillestare, rrjetëzimi do të koordinohet përmes Komitetit të Këshillave (KiK) të Bashkësive të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). Projekti do të ketë një bazë të fuqishme institucionale, meqë KiK merr pjesë në trupat ekzekutive dhe mbikëqyrëse të BNJVL dhe në Asamblenë e Përgjithshme të BVNJVL. Në këtë mënyrë do të promovohet edhe qëndrueshmëria afatgjate e Projektit.

Rezultati 3.1: Rrjeti i krijuar oflajn dhe onlajn në të cilin merr pjesë një e treta e këshilltarëve

Varësisht nga nevojat dhe pesha specifike e çështjeve, do të organizohen ngjarje tematike për kryetarët e të gjitha Këshillave Komunalë dhe për kryetarët e komisioneve për financa dhe buxhet, komisioneve për mundësi të barabarta, komisioneve për marrëdhënie midis bashkësive dhe komisioneve të tjera në kompetencë të njësive të vetëqeverisjes lokale (për shembull, Planifikimi urban, shërbimet sociale).

Kjo qasje do të ndërtohet përmes rrjetëzimit preliminar tanimë i organizuar në fazë përgatitore.

Ngjarjet e rrjetëzimit do të strukturoren rreth sfidave kryesore të përcaktuara nga vet anëtarët gjatë vlerësimeve fillestare. Sfidat e përcaktuara kryesore janë:

  • Sfidat e përgjithshme: kanë të bëjnë me mangësitë e përgjithshme sistematike në kornizën normative dhe institucionale për zbatimin e mandatit të këshilltarit; mangësi në kapacitete ekzistuese, mangësi të mundësive për trajnime, marrëdhënie komplekse dhe të dobëta të brendshme strukturore dhe funksionale; mundësi dhe mekanizma jokonsistent për ndërveprim me qytetarët.
  • Sfidat që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e aspekteve financiare të punëve të kryera nga trupat ekzekutive komunale: Roli margjinal i këshilltarëve në përpilimin dhe monitorimin e buxhetit, bashkëpunim i pamjaftueshëm me kryetarët e komunave dhe administratën komunale gjatë punës; mungesë e aftësive specifike për kryerjen e këtyre funksioneve; dobësi në kontrollin dhe revizionin e brendshëm financiar; mungesë e mekanizmave dhe instrumenteve parandaluese për këshilltarët për kryerjen e funksionit mbikëqyrës, etj.
  • Sfidat që kanë të bëjnë me funksionimin e komisioneve për mundësi të barabarta/komisioneve për marrëdhënie midis bashkësive etnike: Mungesë e kapaciteteve dhe aftësive në kuadër të komisioneve për kryerjen e drejtë të detyrave të tyre, buxhetim joadekuat i aktiviteteve të propozuara nga të dy komisionet kundrejt plan veprimeve ekzistuese, si dhe politikave dhe masave të tjera; probleme logjistike lidhur me punën e dy komisioneve; nënvlerësimi i rolit sistematik të këtyre komisioneve.

Përveç ngjarjeve kokë-më-kokë, rrjetëzimi virtual do të përforcohet me platformën për e-mësim. Të gjithë këshilltarët, nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale, do të ftohen t’i bashkëngjiten klubit onlajn “vetëm këshilltarë” dhe i njëjti do të jetë i hapur jo vetëm për 24 këshillat e zgjedhur të cilët do të marrin pjesë në trajnimet në klasë dhe në skemën e granteve, por edhe për të gjithë këshilltarët nga 81 komunat. Këshilltarët do të kenë qasje në të gjitha përmbajtjet dhe do të kenë mundësi të zgjedhin se a do të pranojnë postë elektronike për risitë dhe ngjarjet, si dhe agjendën për pjesëmarrje në aktivitetet onlajn.

Platforma për e-mësim do të jetë pjesë e internet faqes së Projektit, por gjithashtu do të mund të funksionojë edhe si faqe e pavarur. Në nivel bazik, kjo faqe do t’u ofrojë këshilltarëve qasje në lajmet më të reja me tema në interesin e tyre, si dhe në informacionet standarde për komunat dhe procedurat komunale. Në mënyrë që të sigurohet kornizë më e gjerë komparative e cila i tejkalon ligjet dhe praktikat nacionale, do të jenë të qasshme edhe lajmet për ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e pushtetit komunal.

Megjithatë, platforma e-mësim është disenjuar që të jetë shumë më shumë sesa përmbledhje informatash. Këshilltarët do të mund të zgjedhin dhe të regjistrohen në njërin nga kurset e shumtë onlajn, si dhe ta ndajnë mendimin dhe përvojën e tyre nga kjo mënyrë e mësimit. Platforma do të sigurojë qasje në ligjërata të incizuara, ndërsa këshilltarët do të mund të japin rekomandime deri te kolegët e tyre në drejtim të asaj se cilat ligjërata t’i ndjekin. Gjithashtu, do të mund të parashtrojnë kërkesa dhe propozime për trajnimet e reja dhe kjo do të jetë e qasshme në momentin kur kërkesa do ta arrijë pragun prej më së paku 50 këshilltarëve. Kjo do të ndihmojë që këshilltarët të bashkohen rreth një interesi të përbashkët.

Platforma, gjithashtu, do të përmbaj edhe mekanizëm për matje në mënyrë që të lehtësohet analiza komparative komunale.

Platforma është disenjuar të jetë e “gjallë” dhe interaktive. Do të organizohen hulumtime të opinionit publik në të cilat këshilltarët do të mund ta japin votën e tyre për pyetje të caktuara dhe t’i krahasojnë perceptimet e tyre me perceptimet e këshilltarëve të tjerë. Në mënyrë që të motivohen këshilltarët dhe të mbindërtohen njohuritë e tyre, faqja e internetit do t’i përmbaj edhe rezultatet e vet-testimit kur këshilltarët do të vendosin t’i shkëmbejnë rezultatet. Mirënjohje në formë të medaljeve onlajn do të vendosen në ”murin e të suksesshmëve” gjatë kohëzgjatjes së logimit dhe shfrytëzimit të e-mësimit.

Përveç kësaj, në ueb faqe do të ketë edhe hapësira të moderuara virtuale për biseda (chat room) që të stimulohet diskutimi rreth çështjeve që kanë të bëjnë me qeverisjen komunale. Ky mekanizëm do t’i inkurajojë këshilltarët që ta ndajnë përvojën e tyre për çështje me interes të përbashkët nga fusha e pushtetit komunal. Diskutimi do të moderohet nga eksperti në mënyrë që ta nxisë interesimin e pjesëmarrësve dhe me qëllim që qëndrimet të jenë në mënyre adekuate të mbështetura me mendim eksperti.

Karakteristikat e rrjetëzimit do t’u mundësojnë këshilltarëve t’i publikojnë kontaktet dhe adresat e tyre në rrjetet sociale nëse kanë dëshirë të lidhen me kolegët e tyre. Këshilltarët do të mund të krijojnë grupe me interes të përbashkët, pas kontrollit nga ana e administratorit të platformës. Me përdorimin e këtyre mekanizmave, këshilltarët do të mund të lidhen me kolegët e tyre nga komunat e tjera për çështje me interes dhe përkujdesje të përbashkët, dhe të publikojnë probleme dhe kërkesa për komente. Në fund, platforma do të shërbejë si mekanizëm që të krijohet bashkësi e gjallë virtuale.

Aktivitete për rezultatin 3.1:

  • Krijimi i grupeve tematike të përbëra nga 15-25 këshilltarë, të cilët janë anëtarë të Komisionit për Financa dhe Buxhet, Komisionit për mundësi të barabarta, Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive në kuadër të këshillave të njësive të vetëqeverisjes lokale (për shembull, planifikimi urbanistik, shërbimet sociale).
  • Organizimi i një sërë ngjarjeve të rrjetëzimit në të cilat do të marrin pjesë këshilltarët dhe do t’i shkëmbejnë përvojat e tyre. Këto ngjarje do të kenë funksion të dyfishtë. Çdo ngjarje do ta ketë fokusin përmbajtësor mbi interesin esencial të pjesëmarrësve, me ç’rast do të prezantohen përvojat komunale dhe do të marrin pjesë diskutues ekspertë në tema me interes të përbashkët. Njëkohësisht, do ta krijojnë frymën e unitetit përmes kontakteve dhe diskutimeve.
  • Organizimi i grupeve për mbështetje kolegjiale dhe mësim për këshilltarët, si dhe përgatitjen e takimeve tematike dhe tryezave të rrumbullakëta për tema të ndryshme me interes.[1]
  • Organizimi i punëtorive për politika me pjesëmarrjen e autoriteteve nacionale, si dhe institucioneve të tjera relevante.
  • Përgatitja e vështrimit komparativ për rolin e këshilltarëve në vetëqeverisjen lokale si material për diskutimet e rrjetit.
  • Jetësimi dhe revizioni i Kodeksit etik për funksionarët lokal me qëllim që të promovohet një rol më i qartë dhe më i dukshëm i këshilltarëve në mbështetje të angazhimeve për integritetin e vetëqeverisjes lokale.
  • Vendosja e bashkësisë virtuale të këshilltarëve përmes platformës për e-mësim.
  • Disenjimi i anketave për këshilltarët dhe analizë e përgjigjeve dhe nevojave, përmes platformës për e-mësim.
  • Vendosja e onlajn fokus grupit të këshilltarëve.
  • Ndjekja e aktiviteteve dhe qëndrimeve të rrjetit dhe hulumtimi i mundësive për përmbushjen e nevojave.
  • Verifikim dhe kodim i të gjitha rezultateve dhe praktikave të Projektit përmes vendosjes së rrjetit të këshilltarëve.
  • Institucionalizimi i produkteve dhe rezultateve të Projektit përmes rrjetit dhe sistemeve të etabluara, veçanërisht përmes BNJVL.

 Rezultati 3.2: Qasje deri te praktikat më të mira rajonale dhe globale në këshillat e fuqizuar komunalë

Ky rezultat, në radhë të parë, do të orientohet në promovimin e shkëmbimit të përvojave sub-rajonale, por gjithashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit potencial më gjithëpërfshirës me vende më të avancuara të BE-së dhe të botës, të cilat konsiderohen si vende lidere në kapitalizimin e rolit të funksionarëve lokal në procesin e buxhetimit dhe avancimit të përgjithshëm të parimeve të qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Përfitimet e shumta të këtij shkëmbimi përfshijnë:

  • Shfrytëzim të përvojës dhe kapaciteteve të cilat tanimë janë të pranishme në vende tjera, në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të reja në vend;
  • Hapje të kanaleve të reja të komunikimit midis vendeve; përmirësim të efektit të përhapjes së bashkëpunimit teknologjik/profesional;
  • Njohje më të mirë dhe besim më të madh në kapacitetet tanimë të qasshme në vend;
  • Koordinim të politikave zhvillimore karakteristike për vende të caktuara të zhvilluara;
  • Zhvillim të zgjidhjeve lokale dhe inkorporim të teknikave të përshtatura për nevojat lokale, dhe
  • Zhvillim të përshpejtuar profesional.

Në kuadër të këtij rezultati, Projekti do të ketë bashkëpunim të afërt me BNJVL dhe Rrjetin e Asociacioneve të Autoriteteve Lokale nga Evropa Juglindore (NALAS), si dhe me zyrat nacionale të UNDP në rajon dhe me Selinë rajonale të UNDP në Stamboll. Përveç kësaj, do të përdoren edhe rrjete të tjera globale dhe kapacitete të tjera të UNDP në terren, ndërkaq sipas nevojës edhe përvojat e organizatave të tjera partnere.

Aktivitete për rezultatin 3.2:

  • Përcaktimi i praktikave më të mira dhe organizim të dy vizitave studimore për këshilltarët me qëllim edukativ, veçanërisht për çështje që kanë të bëjnë me buxhetimin, financat dhe me zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë në nivel lokal. Përzgjedhja për pjesëmarrje në vizitat studimore do të varet nga përkushtimi i këshilltarëve për zbatimin e programit gjithëpërfshirës për ndërtimin e kapaciteteve të pasqyruar në Komponentin 1 të Projektit.
  • Lehtësimi i pjesëmarrjes së këshilltarëve në ngjarjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare.
  • Lehtësimi i aranzhmaneve tuining me qëllim që këshilltarët të kenë qasje në praktikat më të mira ndërkombëtare. Duke e pasur parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve të Projektit, tuiningu do të shfrytëzohet edhe si nxitje për punë, meqë vetëm këshilltarët më aktiv do të mund të marrin pjesë.

Rezultate të pritshme

Me këtë Projekt, pritet që këshilltarët të zhvillojnë rrjet efektiv, të artikuluar dhe të dukshëm, i cili do t’u mundësojë të jenë të përfaqësuar para Qeverisë nacionale dhe Kuvendit, me qëllim të përmirësimit të sistemit ekzistues juridik dhe institucional të vetëqeverisjes lokale. Pastaj, Rrjeti i Këshilltarëve do t’i paraprijë krijimit të bashkësisë me përvojë për mësim dhe shkëmbim të praktikave, mbështetje për fitimin e njohurive, si dhe rritjen e përfshirjes në proceset e qeverisjes.

Roli i BNJVL si organizatë partnere në zbatimin e Projektit

I ndërtuar në bazë të konsultimeve dhe pjesëmarrjes aktive në fazën përgatitore, Projekti do të vendos bashkëpunim të afërt me BNJVL rreth agjendës së rrjetëzimit të këshilltarëve dhe funksionalitetit të kapaciteteve, mekanizmave dhe produkteve të njohurive edhe pas përfundimit të Projektit.

Më saktësisht, UNDP do të punojë me BNJVL, përmes Komitetit të Këshillave:

  • për konsultim dhe koordimin rreth relevancës së aktiviteteve të Projektit dhe rezultateve të planifikuara;
  • të gjitha komunave t’u mundësojë qasje në përfitimet dhe rezultatet e Projektit;
  • ta lehtësojë dhe promovojë rrjetëzimin midis këshilltarëve; dhe
  • të sigurojë që sistemet e vendosura të konsultimeve, të gjitha mekanizmat e rrjetit, mekanizmat edukativ dhe produktet e njohurive të jenë të qëndrueshme dhe të institucionalizuara dhe të qasshme për gjeneratën e ardhshme të këshilltarëve, si dhe për të gjitha palët e interesuara.

Për shkak të aspektit praktik dhe me qëllim që të siguroj mbështetje optimale teknike dhe përmbajtësore për KiK të BNJVL, Projekti do të lidhë marrëveshje me BNJVL. Do të sigurohen edhe mjete financiare për mbulimin e angazhimit të një pjese të punësuarve në BNJVL.

Të gjitha shpenzimet e tjera të Rrjetit në mënyrë të drejtpërdrejtë do të mbulohen nga Projekti.

Partneriteti me BNJVL do të kontribuojë drejt qëndrueshmërisë së Projektit.

[1]Nga këshillat pjesëmarrës, më së shumti tre anëtarë do të ftohen të funksionojnë si ndërlidhje me Rrjetin e Këshilltarëve. Këta këshilltarë për ndërlidhje do të informohen nga ekipi i Projektit dhe prej tyre do të kërkohet të marrin pjesë në organizimin e aktiviteteve. Përveç kësaj, do të kenë një rol të veçantë në organizimin e ngjarjeve të rrjetëzimit. Në kuadër të Këshillit do të stimulohet organizimi i grupeve të këshilltarëve rreth këshilltarit për ndërlidhje. Këshilltarët për ndërlidhje do të kenë kontakt të organizuar dhe komunikim me këshilltarët e tjerë për ndërlidhje nga komunat e tjera, si dhe materiale për mësim të vazhdueshëm në lidhje me qeverisjes komunale.

Rezultatet e fazës përgatitore të Projektit “Përforcimi i këshillave komunalë”

Gjatë periudhës nga data 10 Korrik 2015 deri më datë 10 Mars 2016 u zbatuan aktivitetet përgatitore të Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim: “Përforcimi i këshillave komunalë”, të cilin e zbaton Programi për Zhvillim i Komeve të Bashkuara.

Vlerësimet të cilat janë bazë të disenjimit të Projektit u bënë përmes analizave gjithëpërfshirëse të të dhënave, analizave dhe bisedave të pavarura me më shumë përfaqësues të pushtetit në nivel lokal dhe qendror, përfshirë edhe 170 anëtarë të këshillave komunalë.

Për nevojat e Projektit u organizuan rreth 30 ngjarje konsulente, në të cilat morën pjesë më shumë se 700 persona, me ç’rast u përfaqësuan të gjitha palët e interesuara relevante, në mesin e të cilëve edhe 330 këshilltarë.

Faza përgatitore, i mundësoi UNDP ta testojë dhe precizojë konceptin e Projektit në mënyrë transparente dhe participative, duke mundësuar hapësirë dhe kohë për zbatimin e përshtatjeve të domosdoshme.

Faza përgatitore i fuqizoi edhe partneritetet kyç për implementimin e Projektit.

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Ministria e Financave dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në mënyrë aktive u përfshinë në përgatitjen e Projektit, ndërkaq vazhdimi i këtij bashkëpunimi do t’i fuqizojë efektet e pritshme dhe qëndrueshmërinë e tij.

Bashkëpunim i ngushtë u realizua edhe me partnerin kryesor të UNDP për implementimin e Projektit – “Shoqata e Punonjësve Financiar”.

Rezultati më i rëndësishëm nga aktivitetet e zbatuara është konfirmimi i fuqishëm se të gjitha palët e interesuara konsiderojnë se Projekti është jashtëzakonisht relevant dhe me entuziazëm e presin implementimin e tij të suksesshëm. Nevoja e përforcimit të rolit të këshillave komunalë është mbështetur dhe përcaktuar qartë.

Njëkohësisht, u krijua baza e partneritetit funksional me të gjitha palët e interesuara, nga të cilat pritet të jenë aleatë të fuqishëm në realizimin e qëllimeve të Projektit.

Fazën përgatitore e fuqizoi edhe ndjenja e lidhjes me Projektin dhe qëllimet e tij tek të gjitha palët e interesuara relevante, nga të cilat pritet pjesëmarrje aktive në aktivitetet e parashikuara dhe të cilat i konsiderojnë si jashtëzakonisht të rëndësishme për komunat e tyre.

 

Përmes këshillave të përforcuar komunalë deri te qeverisja e mirë në nivel lokal

Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim: “Përforcimi i këshillave Komunalë” orientohet në drejtim të promovimit të institucioneve demokratike përgjegjëse dhe transparente në nivel lokal.

Me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit komunave iu deleguan kompetenca të konsiderueshme në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm, kulturë, shërbime sociale dhe komunale.

Megjithatë, komunat në Maqedoni akoma ballafaqohen me mungesë të mjeteve dhe resurseve njerëzore në mënyrë që t’i kënaqin nevojat e banorëve lokal, me ç’rast  këto mangësi veçanërisht shprehen në komunat më të vogla dhe ato rurale.

Komunat edhe më tej janë shumë të varura nga transfertet e buxhetit qendror, i cili mbulon 61% të shpenzimeve të tyre.

Një pjesë e madhe e këtyre mjeteve janë grante, të cilat doemos duhet të shpenzohen në mënyrë të caktuar dhe precize, si për shembull për pagat e mësimdhënësve. E gjithë kjo lë pak hapësirë për planifikimin e investimeve.

Të ardhurat nga tatimet lokale janë vetëm 23% nga mjetet e përgjithshme dhe ndonëse ato gradualisht rriten, megjithatë mbeten burim margjinal i të ardhurave.

Në këtë kontekst, rezultatet e punës financiare të komunave dallojnë në mënyrë drastike.

Problemet ekzistojnë edhe gjatë realizimit të konceptit të përgjegjësisë demokratike. Edhe pse kryetarët e komunave dhe këshilltarët zgjidhen në zgjedhje të rregullta lokale, shpeshherë qytetarët nuk kanë interaksion të mjaftueshëm me përfaqësuesit e tyre.

Njëkohësisht, këshilltarët janë pamjaftueshëm të trajnuar për obligimet të cilat i presin, kanë njohuri dhe përgatitje të pakta paraprake, si dhe kohë të pamjaftueshme për detyrat të cilat duhet t’i kryejnë.

Këshillat komunalë ballafaqohen edhe me sfida në aspekt të realizimit të obligimeve të tyre për sigurimin e mundësive të barabarta për femrat dhe meshkujt dhe mbështetje të kohezionit në mjediset multietnike.

Edhe pse me sistemin e kuotave pjesëmarrja e femrave në këshillat komunalë është rrejt 1/3 e numrit të përgjithshëm të këshilltarëve, çështjet gjinore rrallëherë janë të pranishme në punimet e këshillave ose në marrjen e vendimeve për investime në komuna. Është i vogël edhe numri i femrave – kryetare të këshillave, me ç’rast funksionin ekzekutiv, në të shumtën e rasteve, e kryejnë meshkujt.

Vendimet për shpenzime, gjithashtu, shpeshherë merren pa u marrë parasysh nevojat specifike të bashkësive të ndryshme etnike.

Projekti “Përforcimi i këshillave komunalë” do të orientohet në drejtim të korrigjimit të këtyre deficiteve sistematike. Qëllimi kryesor i Projektit është të përforcohen këshillat, përmes krijimit të baraspeshës së motivuar dhe profesionale të kryetarëve të komunave dhe administratës komunale.

Qëllimi i aktiviteteve do të jetë rritja e njohurive dhe vetëbesimit të këshilltarëve, si dhe të formohet rrjeti i informacioneve dhe përvojave të përbashkëta për të gjithë ata.

Përmes krijimit të kanaleve më të lehta të komunikimit midis publikut dhe këshillave, Projekti, gjithashtu, do ta përforcojë përgjegjësinë dhe transparencën e pushtetit lokal.

Qëllimi kryesor i Projektit është t’i përforcojë këshillat, gjithnjë me qëllim që t’i kryej funksionet dhe kompetencat e veta në mënyrë më efektive dhe në sinergji me kryetarët e komunave dhe administratën komunale.

Mbështetje e fuqishme midis njësive të vetëqeverisjes lokale për Projektin “Përforcimi i këshillave komunalë”

Nga data 17 deri më datë 19 Shkurt, në Hotel “Sirius”, në Strumicë, u mbajt punëtori për Projektin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim: “Përforcimi i këshillave komunalë”.

Në prezencë të kryetarëve të këshillave komunalë dhe në partneritet me BNJVL, ekipi i Projektit të UNDP mbajti tre prezantime për komponentët kryesorë të Projektit, të cilët duhet ta mundësojnë realizimin e lidhjes vitale të llogaridhënies midis këshilltarëve dhe qytetarëve, e cila çon në drejtim të përmirësimit të demokracisë lokale dhe vetëqeverisjes lokale si tërësi.

Prezantimi i parë kishte të bëjë me rrjetëzimin e këshilltarëve komunalë, me ç’rast si njëri nga mekanizmat që do të përdoret për nevojat e Projektit Zviceran, u prezantua e-Platforma për nxënie. Platforma për nxënie do të sigurojë qasje deri te përmbajtjet bazike dhe të thella për trajnim, si dhe materialet relevante, informatat për ngjarjet rrjedhëse dhe të dhënat relevante me interes për këshilltarët.

Njëkohësisht, në kuadër të e-Platformës për nxënie do të administrohet edhe forumi për shkëmbimin e informacioneve, të dhënave, opinioneve dhe komunikimit midis këshilltarëve.Në vazhdim u prezantua edhe propozim-programi për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë.

Në këtë program janë integruar temat prioritare për trajnim dhe sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen këshilltarët, siç janë: procedurat financiare, roli i këshilltarëve lidhur me çështjet fiskale të punës së komunave, nevoja për t’i kuptuar më në thelb çështjet buxhetore.

Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përveç më shumë moduleve të trajnimeve, të fokusuara në çështjet kryesore që kanë të bëjnë me punën buxhetore dhe financiare të komunave, padyshim do ta fuqizojë kapacitetin e këshilltarëve për kryerjen e funksionit të tyre në sistemin e vetëqeverisjes lokale.

Interesim të konsiderueshëm tek kryetarët e këshillave komunalë zgjoi edhe prezantimi i tretë, lidhur me aplikimin e qasjeve inovative për funksionim më efektiv dhe më efikas të këshillave komunalë. Në këtë drejtim, Projekti i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim do të përmbajë një sërë masash inovative, si për shembull, idenë e implementimit të monitorimit të shërbimeve lokale në kohë reale nga ana e qytetarëve.

Të gjitha prezantimet e realizuara në Strumicë u ndoqën me diskutime aktive të pjesëmarrësve, e që gjithsesi se krijoi mundësi për përshtatje përkatëse të intervenimeve sipas nevojave të këshilltarëve komunalë dhe palëve të tjera të interesuara, si dhe të shfrytëzuesve.