Trajnime në fushën e menaxhimit financiar publik për këshilltarë nga katër komuna

Sot dhe nesër në Strumicë dhe Veles vazhdon zbatimi i Programit për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë. Nëpërmjet trajnimeve që do të zhvillohet nga një ekip ekspertësh, këshilltarët nga komunat e Vallandovës dhe Strumicës do të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e detyrimeve, prokurimeve dhe të ardhurave në vetëqeverisjen lokale, ndërsa këshilltarët nga komunat e Velesit dhe Sveti Nikoles do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre për procesin e buxhetimit në njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Përpos këtyre, programi përfshin trajnime mbi tema të tjera të menaxhimit financiar publik, planifikimit hapësinor dhe urban, si dhe temat që lidhen me bashkëpunimin ndër-komunal dhe barazinë gjinore në nivel lokal.

Programi ka për qëllim të forcojë rolin e këshilltarëve komunalë në demokracinë lokale nëpërmjet trajnimeve në lidhje me gjithsej 11 tema që dalin nga kompetencat e tyre ligjore.

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.

Si zhvillohet procesi i buxhetimit komunal? Trajnim për këshilltarët komunalë nga Vallandova dhe Strumica

Sot dhe nesër në Strumicë vazhdon zbatimi i Programit për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë nga komunat e Vallandovës dhe Strumicës. Trajnimi që do të zhvillohet për këshilltarët e këtyre komunave do të jetë me temë “Procesi i buxhetimit në vetëqeverisjen lokale” dhe në javët e ardhshme do të zhvillohet edhe për këshilltarë e komunave të Sveti Nikoles, Velesit, Çairit dhe Ohrit.

Përveç kësaj, programi përfshin trajnime mbi tema të tjera të menaxhimit financiar publik, planifikimit hapësinor dhe urban, si dhe temat që lidhen me bashkëpunimin ndër-komunal  dhe barazinë gjinore në nivel lokal.

6_3

Programi ka për qëllim të forcojë rolin e këshilltarëve komunalë në demokracinë lokale nëpërmjet trajnimeve në lidhje me gjithsej 11 tema që dalin nga kompetencat e tyre ligjore.

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.

Fillon programi për ngritje e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë

Sot në Strumicë ka filluar zbatimi i Programit për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë nga komunat e Vallandovës, Velesit, Ohrit, Sveti Nikoles, Strumicës dhe Çairit.

Përmes trajnimit në gjithësej 11 tema që dalin nga përgjegjësitë e tyre ligjore, programi synon të forcojë rolin e këshilltarëve komunalë në demokracinë lokale.

Krahas trajnimit të sotshëm fillestar, programi do të përfshijë gjithashtu trajnime mbi tema të tjera siç janë menaxhimi i financave publike,  planifikimi hapësinor dhe urban, si dhe tema që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndër-komunal dhe barazinë gjinore në nivel lokal.

3

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.

Selektohen gjashtë komuna për programin e finansuar nga Zvicra për përforcimin e demokracisë lokale

Në kuadër të programit për fuqizimin e këshillave komunalë Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), më 9 shkurt 2018, firmosi memorandum bashkëpunimi me gjashtë komuna, Vallandovë, Veles, Ohër, Sv. Nikole, Strumicë dhe Çair. Këshilltarëve të gjashtë komunave të përzgjedhura do t’u ofrohet trajnim për planifikim dhe shpenzim të buxhetit në pajtim me pritjet e banorëve, dhe për këtë qëllim do marrin edhe nga një grant prej 50.000 frangave zvicerane.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ambasadorja e Zvicrës Sibil Suter Tehada, ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, ministri i financave Dragan Tevdovski dhe Përfaqësuesja e përhershëm e UNDP Luiza Vinton.

 

photo 2

 

“Ky projekt është i rëndësishëm, sepse për herë të parë vëmendje i është kushtuar këshillave komunalë, organe që kanë rol të jashtëzakonshëm si një mekanizëm të kontrollit të punës së kryetarëve të komunave, si dhe për zhvillimin e demokracisë përmes përfaqësimit të interesave të qytetarëve”, tha Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale. “Demokracia lokale është kusht për ndërtimin e një shoqërie demokratike”.

Projekti, me vlerë prej 3.4 milion franga zvicerane, financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe do të zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Ministrinë e Financave, Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Shoqatën e Profesionistëve Financiarë dhe UN Women.

“Tradicionalisht, këtu, kryetari është fytyra e demokracisë lokale,” tha Përfaqësuesja e përhershëm e UNDP, Luiza Vinton. “Qëllimi ynë është të ndihmojmë këshillat komunalë të bëhen një partner më i fortë, për të siguruar që çdo denar i buxhetit lokal të shpenzohen për nevojat reale të banorëve të komunës. Ky është thelbi i Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, të cilat na detyrojnë të ndërtojmë institucione efikase dhe të përgjegjshme në të gjitha nivelet”.

 

Photo 4

 

“Zvicra është shumë e kënaqur nga partneriteti me UNDP që të ndihmojë fuqizimin e rolit të këshillave komunalë, si dhe ofrimin e trajnimit adekuat, mundësive për bashkëpunim dhe shkëmbimin profesional në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për këshilltarët komunal”, tha ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tehada.

Gjashtë komunat e para u përzgjodhën në fazën përgatitore të projektit në vitin 2016 dhe 2017. Gjatë përzgjedhjes, janë marrë parasysh disa kritere: të ketë komuna rurale dhe urbane, të vogla dhe të mëdha, komuna me dhe pa probleme financiare. Nëpërmjet disa thirrjeve në vitin 2019 dhe 2020, do të përzgjidhen 18 komuna që do të përfshihen në këtë program.  Nga buxheti i përgjithshëm i projektit, gjithsej 1.2 milion franga do të ndahen për grante të vogla për 24 komunat për iniciativa prioritare të bashkësisë.

 

photo1

 

“Ky projekt do të kontribuojë në ndryshimin e mënyrës së punës së komunave”, tha ministri i financave, Dragan Tevdovski. “Duke forcuar komunikimin ndërmjet anëtarëve të këshillit dhe qytetarëve, nevojat dhe problemet në komunë do të jenë më të qarta dhe më të dukshme. Kjo do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve në mënyrë të duhur dhe në kohë”

Fuqizimi i këshillave të komunave: Një fillim i ri për demokracinë lokale

Më shumë se 70 kryetarë të rinj të këshillave komunalë morën pjesë në forumin “Fuqizimi i këshillave të komunave: Një fillim i ri për demokracinë lokale”, të zhvilluar më 12-13 dhjetor në Strugë. Qëllimi i këtij forumi, të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ishte të nxiste diskutimin midis kryetarëve të këshillave lidhur me prioritetet dhe nevojat që nga fillimi i mandatit të tyre.

DSC_0281

Në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor 2017 në shumicën e komunave, u zgjodhën kryetarë të rinj dhe këshilla komunale me këshilltarë të rinj.  Gati se për të gjithë kjo është hera e parë në këtë cilësi. Këto ndryshime paraqesin sfida, por edhe mundësi të reja në nivel lokal.

Përfaqësuesit e rinj të zgjedhur duhet të kuptojnë përgjegjësinë e tyre në raport me zgjedhësit e tyre, andaj duhet të zhvillojnë shkathtësi të reja, që do t’iu ndihmojnë ta përmbushin rolin e tyre, veçanërisht në lidhje me potencimin e prioriteteve të qytetarëve gjatë miratimit të buxhetit komunal. Fakti që janë të rinj në këtë detyrë iu jep atyre një shans për të sjellë një frymë të freskët në këshillat komunale, por edhe për të siguruar që do të bëhen më efektive në paraqitjen e prioriteteve të qytetarëve dhe në përmbushjen e rolit të tyre mbikëqyrës.

DSC_0279
“Ky projekt vjen në kohën e duhur,” deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhail Fazliu. Ai më tej shtoi se “anëtarët e këshillit kanë përgjegjësinë më të madhe për qytetarët, sepse janë ata që vendosin për miratimin e buxhetit, por edhe për shpenzimin e parave publike, për planet urbane të detajuara, çmimet e shërbimeve, funksionimin e ndërmarrjeve publike në komunë, kopshteve dhe shkollave”

Projekti “Forcimi i këshillave komunal” do të zbatohet nga UNDP në katër vitet e ardhshme, me një mbështetje financiare prej 3.36 milion dollarë të siguruar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Ky është projekti i parë në vend me një fokus të veçantë në këshillat komunale – të cilat janë një ndër shtyllat e demokracisë në nivel lokal.

“Imazhi tradicional i demokracisë lokale është imazhi i kryetarit të komunës, ndërsa këshillat komunale kanë zakonisht një rol më pasiv”, deklaroi përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, znj. Louisa Vinton. “Qëllimi ynë është që anëtarët e këshillave të ofrojnë këshilla, mjete dhe trajnim për t’u bërë partnerë më të fortë, veçanërisht në përcjelljen e prioriteteve të qytetarëve në buxhetet komunale, por edhe në monitorimin e shpenzimeve të mjeteve komunale për të siguruar që çdo qindarkë të shpenzohet me mençuri, efikasitet dhe transparencë “.

“Ky projekt është me rëndësi të veçantë për Zvicrën si një donator, por edhe për UNDP-në si implementues të projektit”, deklaroi ambasadori zviceran Sibyl Sutter Teheada. “Ne do të punojmë së bashku për të rritur efektivitetin dhe autonominë e këshillave të komunave në mënyrë që ata të mund të përmbushin në mënyrë më efektive rolin e tyre të mandatuar me kushtetutë në organet legjislative, mbikëqyrjen dhe përfaqësimin në të gjitha fazat e ciklit të buxhetit”.

 

Si motivim për pjesëmarrje në aktivitetet e projektit, projekti do të ofrojë grante për projekte të bashkësive në vlerë prej 50,000 dollarë për 24 komuna gjatë katër viteve të ardhshme.

Në Forumin e zhvilluar në Strugës morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Financave, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe Shoqata e punonjësve financiarë (ShPF).

Thirrje për angazhim të ish këshilltarëve të komunave në rolin e trajnuesve

Shoqata e punonjësve financiarë të vetëqeverisjes lokale dhe të ndërmarrjeve publike – Veles (SHPF), merr pjesë në zbatimin e aktiviteteve të specifikuara në projektin “Fuqizimi i këshillave të komunave – faza e zbatimit (Empowering Municipal Councils – Implementation Phase)”, financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), ambasada e Zvicrës dhe që zbatohet në mënyrë integrale nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara UNDP – zyra në Shkup. Qëllimi kryesor i këtij projekti është fuqizimi dhe mbështetja e këshillave të njësive të vetëqeverisjes lokale për t’u bërë organe më efikase dhe të pavarura, për zbatim më të mirë të rolit të tyre të mbikëqyrjes dhe përfaqësimit, me çka do të mundësohet që vetëqeverisja lokale ta përmirësojë llogaridhënien dhe efektivitetin në përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

Për zbatimin e një pjese të aktiviteteve të projektit SHPF–ja ka nevojë për angazhim të dhjetë trajnuesve – ish-anëtarëve të këshillave komunalë, të cilët momentalisht janë anëtarë të këshillave komunlaë ose në mandatet e mëparshme kanë qenë anëtarë të këshillave komunalë, por që nuk do të zgjidhen si anëtarë të këshillave komunalë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këta persona duhet të japin kontribut praktik në njërën nga këto fusha/module:

  • М1: Roli i këshillave të komunave në mirëqeverisje;
  • М2: Miratimi i buxhetit;
  • М3: Menaxhimi i detyrimeve (borxheve), furnizimeve (prokurimeve) dhe të hyrave;
  • М4: Raportet financiare të NJVL-ve dhe analiza e tyre;
  • М5: Kontrolli financiar dhe auditimi;
  • М6: Menaxhimi i resurseve njerëzore në NJVL-të;
  • М7: Zbatimi i qasjeve inovative për punë në këshillat komunalë;
  • М8: Probleme gjinore;
  • М9: Marrëdhëniet ndëretnike;
  • М10: Bashkëpunimi midis komunave; dhe
  • М11: Planifikimi hapësinor dhe urban.

Shpjegim të detajuar të detyrave, përkatësisht përshkrim të detyrës punuese me informacion për kualifikimet e nevojshme dhe kriteret për përzgjedhje mund të gjenden në Përshkrimin e dhënë më poshtë.

Nëse jeni të interesuar, Ju lutemi të dorëzoni një letër të shkurtër motivimi dhe biografinë Tuaj të azhurnuar me fotografi, informacion për modulin/fushën për të cilën aplikoni dhe listë me referenca për angazhime në projekte të ngjashme si dhe detaje për kontakt të klientëve jo më vonë se 25 Gusht 2017 (E premte) në e-mail adresën e mëposhtme: zfr.veles@gmail.com

U prezantua draft-versioni i Studimit komparativ për rolin e këshillave komunalë

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunalë” më 14 qershor (e mërkurë), në hotelin “ARKA” u mbajt Punëtoria në të cilën u prezantua draft-versioni i Studimit komparativ për rolin e këshillave komunalë, i përgatitur nga ekspertja ndërkombëtare z-nja Antonela Valmorbida.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga Ministria e financave, Ministria për vetëqeverisje lokale, Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë BNjVL, Shoqata e punëtorëve financiar të vetëqeverisjes lokale -ShPF, këshillat komunalë, administrata komunale, organizatat joqeveritare dhe nga komuniteti akademik.

Përmes diskutimit të frytshëm dhe cilësor, draft-versioni i prezantuar i studimit mundësoi që pjesëmarrësit të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me përmbajtjen e tij, të bisedojnë rreth sfidave kryesore dhe të shkëmbejnë idetë e tyre për përmirësim të rolit dhe kompetencave të këshillave komunalë në vendin tonë, me qëllim që ato të përdoren gjatë përgatitjes së versionit përfundimtar të Studimit komparativ për rolin e këshillave komunalë.

Rabotilnica_14.06

Njëkohësisht, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me përvojat e shteteve-anëtare tjera të Bashkimit Evropian, vendet nga rajoni më i gjerë i Evropës Juglindore, si dhe vendet fqinje lidhur me kornizat dhe praktikat e tyre institucionale që kanë të bëjnë me kompetencat e këshillave komunalë.

Studimi, i cili paraqet analizën e parë gjithëpërfshirëse për rolin e këshillave komunalë, në vendin tonë, ka për qëllim të përmirësojë efikasitetin e këshillave komunalë gjatë realizimit të kompetencave të tyre në lidhje me menaxhimin publik të financave dhe të fuqizojë rolin e këshillave në realizimin e parimit për qeverisje dhe menaxhim të mirë në nivel lokal.

Puntori për përgatitjen e Studimit komparativ për rolin e këshillave komunale

në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunalë”, më datë 14 Qërshor (e mërkurë), në hotelin “ARKA” në Shkup, do të mbahet Puntoria për përgatitjen e Studimit komparativ për rolin e këshillave komunale.

Qëllimi i ngjarjes është që të sigurohet një forum për palët e interesuara relevante të bisedojnë për projekt-studimin e përgatitur nga ekspertë ndërkombëtar, dhe t’ju mundësojë që t’i shprehin përvojat e tyre, të bisedojnë për sfidat kryesore dhe t’i ndajnë idetë e veta për përmirësimin e rolit dhe kompetencave të këshillave komunale në shtetin tonë, me qëllim që të njëjtit të përdoren në përgatitjen e versionit përfundimtar të Studimit krahasues për rolin e këshillave komunale.

Punëtoria, gjithashtu, do t’ju mundësojë pjesëmarrësve të njoftohen me përvojat e shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, vendeve të rajonit më të gjerë të Evropës Juglindore, si dhe vendeve fqinje në lidhje me kornizat dhe praktikat e tyre institucionale lidhur me rolin dhe kompetencat e këshillave komunale.

Së fundi, qëllimi i kësaj punëtorie është të kontribuojë në forcimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe lokale, organizatave joqeveritare dhe institucioneve të tjera relevante në zgjidhjen e çështjeve lidhur me statusin e këshillave komunale.

U promovua projekti “Fuqizimi i këshillave komunalë”

Sot, para këshilltarëve të komunave u promovua projekti i ri “Forcimi i këshillave komunale”, i financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.
Në katër vitet e ardhshme, projekti me vlerë 3.4 milionë franga zvicerane do të zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e vetëqeverisjes lokale dhe Bashkësinë e njësive të administrimit lokal.
Qëllimi i këtij projekti është përkrahja e sistemit të përgjegjshëm dhe transparent të qeverisjes lokale në të cilën përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike punojnë bashkërisht dhe në mënyrë efektive për të përcaktuar prioritetet zhvillimore në përputhje me nevojat e qytetarëve.
Në fjalën e rastit, ministrja e Vetëqeverisjes lokale, Shiret Elezi tha se forcimi i kapaciteteve të këshillave do ta avancojë procesin e vendim-marrjes transparente dhe gjithëpërfshirëse, që është parakusht për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të qeverisjes lokale.
“Puna e këshillave është reflektim i suksesshëm i procesit të decentralizimit por edhe i kapacitetit demokratik për zgjidhjen e çështjeve me interes për qytetarët” – tha ministrja Elezi.
Ambasadorja zvicerane Sybille Suter Tejada theksoi se me këtë projekt vazhdon mbështetja aktive e procesit të decentralizimit.
“Me këtë projekt ne duam të mbështesim këshillat komunale për t’u bërë më të mirë në kryerjen e rolit të tyre përfaqësues dhe të kontrollit. Transparencë dhe llogaridhënie më të madhe duke krijuar kështu kushte më të mira për biznes dhe të ardhme të qëndrueshme për të gjithë qytetarët ” tha Ambasadorja Tejada.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP, Louisa Vinton, tha se ky projekt është vazhdimësi e mbështetjes afatgjate që UNDP e ofron në procesin e decentralizimit dhe krijimin e institucioneve të forta lokale dhe rajonale.
“Projekti është frymëzuar nga parimi themelor demokratik që shteti dhe institucionet e saj duhet të jenë të përgjegjshëm ndaj qytetarëve.”
Kryetari i Komitetit të këshillave, Trajçe Donev tha se forcimi i kapaciteteve do të zbatohet me metodologji tradicionale dhe inovative.
“Projekti do të ofrojë asistencë teknike për krijimin e rrjeteve të këshilltarëve rreth interesave të përbashkëta për përmirësimin e kushteve të punës dhe ushtrimin e plotë të pozitës së këshillave në sistemin e vetëqeverisjes lokale”, tha Donev.

Përforcim përmes mbështetjes financiare për aktivitetet prioritare në komuna

Të gjitha 24 komunat, të cilat do të jenë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, do të përfshihen me tre komponentët e përforcimit të kapaciteteve të këshilltarëve.
Qëllimi i këtij komponenti është të përmirësohet transparenca dhe përgjegjësia e të gjitha trupave komunalë dhe pjesëmarrja e qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve të trupave buxhetorë komunalë.
Grantet do të shfrytëzohen për stimulimin e komunave që në mënyrë të matshme t’i përmirësojnë raportet e këshillit me qytetarët dhe me trupat ekzekutiv komunalë.
Në mënyrë që të fitojnë grante, të gjitha trupat komunalë duhet të punojnë në drejtim të krijimit të kushteve për pjesëmarrje efektive të qytetarëve në programet komunale dhe në përgatitjen e buxhetit.
Themeli i këtij komponenti për përforcimin e këshillave do të jetë Programi i suksesshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim: “Forumi në bashkësi”, i cili u inkorporua si mekanizëm për sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e marrjes së vendimeve në më shumë se 2/3 e komunave në Maqedoni. Në bazë të strukturave dhe metodologjisë ekzistuese, të zhvilluara nga Agjencia Zvicerane, grantet do të shpërndahen për projekte të cilat këshilltarët dhe qytetarët bashkërisht do t’i përcaktojnë si prioritare.
Me Programin për mbështetje financiare, komunat e përzgjedhura do të fitojnë mjete në shumë maksimale prej 50.000 franga zvicerane, për më së shumti tre projekte në çdo komunë. Gjatë kohëzgjatjes së Projektit do të shpërndahen gjithsej një milion e dyqind mijë franga zvicerane për 24 komuna.
Edhe pse projektet konkrete të cilat do të financohet do të përcaktohen pas konsultimeve me këshilltarët. administratën lokale dhe banorët e komunave, ato do të duhet t’i adresojnë prioritetet e qytetarëve, si dhe temat transversale të barazisë gjinore, qeverisjes së mirë, përfshirjes sociale dhe bashkëpunimit ndëretnik.
Në mënyrë që të sigurohet shpërndarje adekuate e mjeteve, do të zbatohen më tepër mekanizma kontrollues, siç janë: transfer i mjeteve në bazë të progresit, kontrolle të paparalajmëruara, ndërkohë do të zbatohet edhe monitorimi detajor dhe preciz i gjithë procesit.
Çdo projekt i miratuar do të duhet të përmbush më shumë kritere, siç janë: vendosja e partneritetit midis organizatave dhe qytetarëve; realizimi i rezultateve të dukshme, praktike dhe të matshme; të jetë i qëndrueshëm dhe të vazhdojë të funksionojë edhe pas përfundimit të Projektit; të përmbaj ndikim të rëndësishëm dhe të gjerë shoqëror për çështje të rëndësishme për grupet e margjinalizuara; në mënyrë të barabartë t’i adresojë nevojat e meshkujve dhe femrave, grupeve të ndryshme etnike dhe ta mbështes pjesëmarrjen e tyre në zbatimin e Projektit.
Shembuj të projekteve të këllita janë: qendrat për kujdesin e të pastrehëve; përmirësimi i infrastrukturës shkollore të adaptuara për fëmijët me aftësi të kufizuar fizike; qendra inkluzive rinore dhe aktivitete multi-kulturore për të rinjtë; strehimore dhe qendra për kujdesin e viktimave të dhunës në familje në baza gjinore; programe për mbrojtje sociale të fëmijëve dhe të rinjve të cilët abuzojnë me droga; strehimi social për fëmijët pa prindër; persona me aftësi të kufizuar fizike, romë dhe të tjerë; kopshte dhe objekte për fëmijë të moshës parashkollore, veçanërisht në mjediset rurale.