Në Shkup, mbi 150 kryetarë komunash dhe kryetarë të këshillave komunalë diskutuan për avancimin e decentralizimit

Më 21 dhe 22 nëntor në Shkup u mbajt Konferenca vjetore për decentralizimin dhe qeverisjen lokale: “Forcimi i komuniteteve – impuls i ri për decentralizimin”.

Konferenca u hap nga kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në të morën pjesë edhe ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ambasadori i BE në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vendin tonë, Narine Sahakjan, kryetarë të komunave nga rajoni, si dhe mbi 150 kryetarë komunash dhe kryetarë të këshillave komunalë nga vendi.

Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi i mendimeve për përmirësimin e sistemit të pushtetit lokal përmes thellimit të decentralizimit dhe transferimit të kompetencave të reja nga niveli qendror në atë lokal.

Në konferencë, në mes tjerash, e prezantua edhe propozim-raporti për realizimin e Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2015 – 2020, raporti vjetor për të ardhurat dhe shpenzimet e komunave në vend, si dhe rezultatet e anketës më të re për kënaqësinë e qytetarëve nga shërbimet lokale.

Përveç të dhënave dhe raporteve për statusin e decentralizimit në vend, në ngjarjen dy-ditore në Shkup u organizuan disa diskutime në panel, ku kryetarët e komunave – mysafirë nga rajoni prezantuan praktika të mira në përdorimin e inovacioneve në vetëqeverisjen lokale, zgjidhje të qëndrueshme për zhvillim lokal dhe përdorimin e bashkëpunimit ndërkomunal si një mënyrë efikase për të përmirësuar efikasitetin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Përveç këtyre temave, në diskutimet në panel u trajtua edhe barazia gjinore në nivel lokal, veçanërisht në lidhje me rolin e grave në zhvillimin lokal dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin e hartimit të politikave në nivelin lokal.

Konferenca dy-ditore “Forcimi i komuniteteve – impuls i ri për decentralizimin” është pjesë e projektit “Përmirësimi i qeverisjes lokale”, të cilin e zbaton UNDP-ja dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Video: Kapacitete të fuqizuara të këshilltarëve dhe përkrahje financiare për projekte prioritare në bashkësi

 

Gjatë tre viteve rreth 200 këshilltarë nga gjithsej 15 komuna të kyçura në mënyrë të drejtpërdrejtë i fuqizuan njohuritë dhe kapacitetet e tyre në 11 lëmi të vetëqeverisjes lokale.

Njëkohësisht, nëpërmjet projektit vijon edhe realizimi I projekteve të përzgjedhura mes Forumeve në bashkësi, ku qytetarët përmes një procesi konsultativ, në 4 sesione forumore, në mënyrë të drejtpërdrejtë zgjodhën projekte për realizimin e të cilave janë paraparë 50.000 franga zvicerane për secilën komunë.

Për këto, si dhe për rezultatet e implementimit të deritanishëm të projektit Fuqizimi i Këshillave Komunale, mund të informoheni nga video-ja e mëposhtme.

“Fuqizimi I Këshillave Komunale” është projekt I Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim me vlerë të përgjithshme prej 3.4 milion franga zvicerane, e cila implementohet nga ana e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë nacional dhe lokal.

THIRRJE PUBLIKE për pjesëmarrje në projektin “Fuqizimi i Këshillave Komunale”

 

Objektivi kryesor i projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunale“, mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), është që t’i forcojë këshillat komunale për t’u bërë organe më efektive dhe autonome dhe që më mirë të ballafaqohen me ndikimin e ekzekutivit përmes përmbushjes adekuate të rolit të vet të përcaktuar me kushtetutë për vendimmarrje, mbikëqyrje dhe avokim. Si rezultat i kësaj, këto përpjekje do t’a rrisin llogaridhëninen e Kryetarit të Komunës ndaj Këshillit dhe të Komunës ndaj qytetarëve, dhe do të përmirësohen kushtet e jetesës në komunitetin lokal përmes zbatimit të suksesshëm të projekteve prioritare të komunitetit.

Gjatë kohëzgjatjes së projektit për periudhën e viteve 2016-2020, gjithsej 24 komuna do të përfshihen drejtpërdrejti në zbatimin e projektit. Që nga gushti i vitit 2016, projekti përfshin pesëmbëdhjetë komuna të cilat janë përzgjedhur në kuadër të fazës përgatitore të projektit në vitin 2015 si dhe thirrjes publike në vitin 2018. Këto komuna u përzgjodhën duke krijuar një mostër të llojeve të ndryshme të komunave, duke përfshirë komunat urbane dhe rurale, me një numër të ndryshëm banorësh, komuna nga rajone të ndryshme, komuna të qeverisura nga një pozitë dhe nga një opozitë, komunat me raporte negative të auditimit, komuna me llogari të bllokuara, etj.

Nëpërmjet kësaj thirrje për paraqitjen e interesimit për pjesëmarrje në projektin “Fuqizimi i Këshillave Komunale”, në mënyrë shtesë do të përzgjidhen edhe 9 komuna të reja të cilat do të përfshihen në këtë projekt në muajin nëntor të vitit 2019.

Kohëzgjatja e aktiviteteve me nëntë komunat e reja të përzgjedhura është 14 muaj dhe ato parashihen të fillojnë me zbatimin në muajin nëntor të vitit 2019, dhe të përfundojnë në muajin dhjetor të vitit 2020.

Komunat që parashtrojnë kërkesa për paraqitjen e interesimit për pjesëmarrje në projektin “Fuqizimi i këshillave komunale” mund t’i marrin udhëzimet operacionale së bashku me aplikacionin nga linku në vijim.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në dorë, përmes postës, ose përmes korrierit në adresën e më poshtme:

Zyra e UNDP-së – Projekti „Fuqizimi i Këshillave Komunale“
rr. Jordan Haxhi Konstantinov – Xhinot, nr. 23, Shkup.

Në mënyrë që aplikacionet të vlerësohen për pranim, ata duhet të mbërrijnë në adresën e mësipërme jo më vonë se më 10 tetor të vitit 2019, në ora 16:00.

NËNTË KOMUNA DO TË FITOJNË 558,000 USD SI PJESË E PROGRAMIT ZVICERAN PËR FUQIZIMIN E DEMOKRACISË LOKALE

Sot në Shkup u mbajt punëtori ku morrën pjesë më shumë se 60 kryesues të këshullave komunalë të cilët diskutuan për mënyrat se si të përmirësohet sistemi i vetëqeverisjes lokale në prag të procesit vijues të avancimit të decentralizimit në vend.

Në këtë event, të organizuar nga ana e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), u publikua edhe thirrja publike për pjesëmarrje të 9 komunave plotësuese në projektin „Fuqizimi i këshillave komunalë “ në të cilin tashmë janë përfshirë 15 komuna: Çairi, Ohri, Strumica, Sveti Nikole, Vallandova, Velesi, Qendra, Kumanova, Bërvenica, Zhelina, Gostivari, Struga, Koçani, Kavadarci dhe Mogilla.

Komunat të cilat do të përzgjedhen do të fitojnë trajnime të cilat do tu ndihmojnë këshilltarëve komunalë që ti mbikqyrin në mënyrë më efikase buxhetet locale dhe të komunikojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë me qytetarët gjatë përcaktimit të prioriteteve për harxhimin e mjeteve buxhetore të komunës.

Në këtë mënyrë, projekti synon të forcojë pozicionin e këshillave komunalë në vendimmarrjen demokratike në nivelin lokal, ku tradicionalisht kryetarët e komunave kanë një rol mbizotërues, dhe të sigurojë që secili denar komunal të shpenzohet në mënyrë efikase dhe transparente.

Deri më tani, mbi 200 këshilltarë nga 15 komuna kanë përfunduar me sukses trajnimin në 11 fusha të vetëqeverisjes lokale që janë nën kompetencën e këshillave komunalë.

Këshillat komunalë që përfundojnë me sukses trajnimin do të marrin 62,000 dollarë për projekte me përfitime publike që janë identifikuar si përparësi nga qytetarët. Përmes kësaj mbështetje, gjithsej gjashtë projekte janë duke u implementuar në po aq komuna që synojnë përmirësimin e shërbimeve sociale për qytetarët.

Në komunat Sveti Nikole dhe Strumica janë duke u rikonstruktuar kopshtet, ndërsa në komunën e Velesit po lehtësohet qasja për personat me aftësi të kufizuara në institucionet vendore, shkolla dhe rrugë. Në të njëjtën kohë, laboratorët e TIK-ut janë duke u themeluar në komunën e Valandovës, dhe në komunat e Ohrit dhe Çairit është lehtësuar qasja e personave me aftësi të kufizuara në komunë, institucionet dhe lokalet në ndërtesën komunale. Për më tepër, në komunën e Cairairit po zbatohet një projekt për të përmirësuar qasjen dhe kushtet për mësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në disa shkolla fillore.

Fuqizimi i këshillave komunale është një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me vlerë prej 3.4 milion franga zvicerane e cila  zbatohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Përmes Fejbukut dhe Jutubit këshillat komunale më pranë qytetarëve

Komuna e Velesit, Strumicës, Vallandovës dhe Sveti Nikollës prej para do kohësh filluan t’i transmetojnë drejtpërsëdrejti mbledhjet e Këshillave të Komunave në rrjetet sociale Facebook dhe YouTube.

Transmetimi i mbledhjeve të Këshillave Komunale është pjesë e Programit “Fuqizimi i këshillave komunale”, i cili parasheh mbështetje financiare në vlerë prej 12,000 frangave zviceranë për realizim të projekteve, por edhe për pjesëmarrje të qytetarëve në procesin e miratimit të politikave në nivel lokal.

Në periudhën në vijim në Facebook dhe YouTube do të fillojnë të transmetohen mbledhjet e Këshillave të Komunave të Çairit, Ohrit, Kavadarit, Koçanës, Mogillës, Bërvenicës dhe Zhelinës.

Një pjesë e komunave kanë vendosur ta shfrytëzojnë mbështetjen e Programit për realizim të projekteve, të cilat përfshijnë përpunimin e teknologjive informatike për fuqizim të komunikimeve ndërmjet këshillave komunale dhe qytetarëve; rritje të transparencës së komunës; lehtësim të qasjes së qytetarëve në dokumente, të cilat i lëshon komuna.

Në vitin 2020 Programi do të përfshijë edhe 9 komuna tjera, të cilat do të përzgjidhen përmes thirrjes publike, e cila do të publikohet gjatë muajit shtator të vitit 2019.

Përpos mbështetjes së dedikuar për përmirësim të transparencës dhe llogaridhënies së komunave, gjithsej 1.2 milion franga zviceranë janë rezervuar për grante të vogla dedikuar për realizim të iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat, të cilat do të marrin pjesë në Program deri në fund të vitit 2020.

“Fuqizimi i këshillave komunale” është një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me vlerë prej 3.4 milion franga zvicerane e cila  zbatohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Vazhdon bashkëpunimi midis UNDP dhe UN Women për fuqizimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunal

 

Dje u realizua takim koordinues midis ekipeve të projekteve të UN WOMEN dhe UNDP për të shqyrtuar aktivitetet e ardhshme në kuadër të projektit Fuqizimi i Këshillave Komunalë.

Mes tjerash, u diskutua edhe për sinergjinë midis projekteve tjera të UN WOMEN dhe UNDP dy organizatave për të arritur një ndikim më të madh në hartimin e politikave në nivelin lokal.

Ekipet e projekteve punojnë së bashku në fuqizimin e kapaciteteve të këshillave komunalë dhe palëve të tjera të interesuara në sferat e qeverisjes së mirë dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Në Mavrove u zhvillua forumi për thellimin e decentralizimit dhe përmirësimin e funksionalitetit të komunave

 

Këtë fundjavë në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP-së,  përfaqësues të BNJVL-së, kryetarë të komunave, përfaqësues të ministrive përkatëse dhe ekspertë biseduan në lidhje me procesin e decentralizimit dhe përmirësimit të funksionalitetit të komunave.

Në forum morën pjesë edhe kryetarët e këshillit të komunës së Kumanovës, Manastirit dhe Qendrës, të cilët i shprehën qëndrimet dhe pritjet e tyre në lidhje me përmirësimin e rolit të këshillave të komunave në procesin e decentralizimit.

Dialogun ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal e përshëndeti edhe zëvendësja e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së znj. Sanja Bojaniç.

Në Forum u bisedua edhe për mekanizmat dhe kapacitetet e komunave për pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim të demokracisë lokale, si dhe u bisedua edhe për statusin dhe mënyrat e përmirësimit të funksionalitetit të vetëqeverisjes vendore. 

 

 

 

Nëntë komuna të reja përfshihen në Programin për Fuqizimin e këshillave komunalë

Komunat e Kumanovës, Qendrës, Gostivarit, Zhelinës, Brvenicës, Strugës, Mogillës, Koçanit dhe Kavadarit janë nëntë komunat e reja që janë të përfshira në programin për fuqizimin e këshillave komunale pasi janë përzgjedhur përmes thirrjes publike për pjesëmarrje, ku aplikuan 48 njësi të vetëqeverisjes lokale.

Në 18 muajt e ardhshëm, rreth 150 këshilltarët e këtyre komunave do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnime për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë që përfshin gjithsejt 11 tema të menaxhimit publik të financave publike, planifikimit hapësinor dhe urban, si dhe tema që lidhen me risi në qeverisje, bashkëpunimin ndërkomunal dhe barazisë gjinore në nivel lokal.

Struga2-min

Në të njëjtën kohë, secila prej nëntë komunave do të jetë në gjendje të përdorin grant prej 50,000 franga zvicerane per projekte që do të përzgjidhet përmes konsultimeve të drejtpërdrejta me qytetarët përmes forumeve të komunitetit. Projektet që do të financohen përmes programit do të synojnë përmirësimin e shërbimeve sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, me të cilat në mënyrë të barabartë plotësohen nevojat e burrave dhe grave dhe grupeve të ndryshme etnike në komunitet.

Përveç kësaj, secila prej këtyre komunave do të marrë mbështetje financiare në shumën prej 12,000 frangave zvicerane të dedikuara për futjen e instrumeteve të reja për të përmirësuar përgjegjshmërinë, transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në punën e këshillave komunale.

Në vitin 2020, programi do të përfshijë edhe 9 komuna të tjera që do të zgjidhen përmes një thirrjes publike që do të shpallet gjatë këtij viti.

“Fuqizimi i këshillave komunale” është një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me vlerë prej 3.4 milion franga zvicerane e cila  zbatohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Gjithsejt, 1.2 milionë franga zvicerane janë të rezervuara për grante të vogla të destinuara për realizimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në program deri në fund të vitit 2020.

Janë zgjedhur projektet e para të cilat do të zbatohen në kuadër të Programit për Fuqizimin e këshillave komunalë

Përmes Forumeve në bashkësi  që u mbajtën në Veles, Sveti Nikole, Vallandovë, Strumicë, Çair dhe Ohër qytetarët  e këtyre komunave, së bashku me përfaqësues të pushtetit lokal i zgjodhën projektet që do të zbatohen në bashkësitë e tyre gjatë 6 muajve të ardhshëm.

rsz_forumi_2

Nëpërmjet katër sesioneve të forumit të mbajtura gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2018, me iniciativat e propozuara për zbatimin e projekteve prioritare, përveç qytetarëve, u paraqitën dhe organizatat e shoqërisë civile dhe ata rinore, sektori i biznesit, si dhe përfaqësues nga arsimi dhe mbrojta sociale. Pas iniciativave të propozuara dhe diskutimin e secilës prej tyre, pjesëmarrësit e Forumeve zgjodhën projektet, për zbatimin e të cilëve janë paraparë 50.000 franga zvicerane për secilën komunë. Projektet e përzgjedhura synojnë të përmirësojnë shërbimet sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, të cilat në mënyrë të barabartë adresojnë nevojat e burrave dhe grave si dhe grupeve të ndryshme etnike.

Kështu, në komunën e Velesit do të zbatohet një projekt lehtësimin e qasjes për personat me aftësi të kufizuara në institucionet lokale, shkollat ​​dhe rrugët. Mandej, në komunat e Sveti Nikoles dhe Strumicës do të rindërtohen çerdhe, ndërsa në Valandovë pjesëmarrësit e forumeve e kanë përkrahur projekt për ngritjen e laboratorëve të teknologjisë informatike dhe kompjuterike (TIK) dhe media shkollore.

Nga ana tjetër, në Çair dhe Ohër do të zbatohen projekte për lehtësimin e qasjes së personave me aftësi të kufizuara në komunat, institucionet dhe hapësirat në ndërtesat e komunave. Përveç kësaj, në komunën e Çairit do të implementohet edhe një projekt që do të përmirësojë qasjen dhe kushtet për mësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në disa shkolla fillore.

rsz_forumi_1

Forumet në bashkësi janë pjesë e projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunale”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, i cili implementohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerët nacional dhe lokal.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë edhe 18 komuna të tjera që do të zgjidhen përmes thirrjeve publike.

Gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë të rezervuara për grante të vogla të destinuara për realizimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.

Përfundim i suksesshëm i Programit për zhivllim të kapaciteteve të këshilltarëve komunalë nga gjashtë komuna

Me trajnimin e fundit dedikuar këshilltarëve nga koumant e Çairit dhe Ohërit, këtët fundjavë në Shkup, përfundon zbatimi I Programit për zhvillim të kapaciteteve të këshilltarëve komunalë nga komunat e Velesit, Sveti Nikollës, Strumicës, Vallandovës, Çairit dhe Ohërit.

Në tetë muajt e kaluar, këshilltarët nga këto komuna përmirësuan njohuritë dhe aftësitë e tyre në 11 tema lidhur me menaxhimin e financave publike të komunave, menaxhimin e burimeve njerëzore, planifikimin hapësinor dhe urbanistik, invacionet në qeverisje, bashkëpunimin ndërkomunal dhe bashkëpunimin ndëretnik, baraznë gjinore dhe qeverisjen e mire në nivel lokal.

Gjithsej 80 këshilltarë, të cilët morrën pjesë në trajnimet, fituan edhe çertifikata për përfundim të suksesshëm të Programit për zhvillim të kapaciteteve të këshilltarëve komunalë.

Sertifikat-1

Trajnimet i zbatoi ekip i përbërë nga thridhjetë ekspertë dhe ish këshilltarë të angazhuar dhe koordinuar nga Asociacioni i punonjësve financiarë të vetëqeverisjeve lokale dhe ndërmarrjeve publike (ZFR).

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.