NËNTË KOMUNA DO TË FITOJNË 558,000 USD SI PJESË E PROGRAMIT ZVICERAN PËR FUQIZIMIN E DEMOKRACISË LOKALE

Shkup, 13 shtator 2018

 

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të demokracisë, sot në Shkup u mbajtë një punëtori  në të cilën morën pjesë mbi 70 kryetarë të këshillave komunale dhe diskutuan për mënyrat si të bëhet pushteti lokal më inkluziv, më transparent dhe më llogaridhënës.

Në këtë ngjarje, organizuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), u shpallë edhe thirrja publike për pjesëmarrje të komunave në projektin “Fuqizimi i këshillave komunale”.

IMG_8376

Me këtë projekt tani më janë përfshirë gjashtë komuna: Çair, Ohër, Strumicë, Sveti NIkolle, Vallandovë dhe Veles. Edhe 9 komuna do të përzgjedhen përmes një procesi kompetetiv në muajin nëntor të vitit 2018, pas çka do të pasojnë 9 komuna shtesë në vitin 2019.

Komunat të cilat do të përzgjedhen do të fitojnë trajnim që do t’ju ndihmojë këshilltarëve komunal në mënyrë më efektive t’i mbikqyrin buxhetet lokale dhe drejtpërdrejti të komunikojnë me qytetarët gjatë përcaktimit të prioriteteve për harxhmin e fondeve buxhetore të komunës.

Në këtë mënyrë, projekti ka për qëllim që t’a fuqizojë pozitën e këshillave komunale në miratimin demokratik të vendmeve në nviel lokal, ku kryetarët tradicional të komunave kanë rolin dominues, dhe të sigurohet se çdo denar komunal është shpenzuar në mënyrë të mençur, efikase dhe transparente.

Këshillat komunale të cilët me sukses do ta përfundojnë trajnimin do të marrin nga 62,000 USD për projekte me interes publik që janë përcaktuar nga ana e qytetarëvce.

IMG_8398

Fuqizimi i këshillave komunale është një projkt i financuar nga Agjencia zvicerane për zhvilllim dhe  bashkëpunim, që e pasqyron përkushtimin afatgjatë për avancimin e qeverisjes inkluzive, përgjegjëse dhe llogaridhënëse në nivel lokal. Ky projekt është konform Qëllimeve të qëdrueshmërisë për zhvillim që i obligojnë të gjitha shtetet-anëtare të OKB-së të sigurojnë vendimmarrje përgjegjëse, inkluzive dhe participative në të gjitha nivelet.

Deklarata e Sekretarit të përgjithshëm të Kombve të Bashkuarea, Antonio Guteresh, me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë, ishte edhe rasti për një debat të gjallë në punëtorinë e sotme: “Demokracia imponon që të dëshmohet një përmbajtje më e madhe se kurdo”, me apel drejtuar gjithë botës “të fuqizohet demlokracia” përmes luftës kundër pabarazisë dhe përkushtim për ekzistimin e sistemeve politike që do të jenë më inkluzive, më inovative dhe më të qëndrueshme ndaj kërcnimeve.