Video: Kapacitete të fuqizuara të këshilltarëve dhe përkrahje financiare për projekte prioritare në bashkësi

 

Gjatë tre viteve rreth 200 këshilltarë nga gjithsej 15 komuna të kyçura në mënyrë të drejtpërdrejtë i fuqizuan njohuritë dhe kapacitetet e tyre në 11 lëmi të vetëqeverisjes lokale.

Njëkohësisht, nëpërmjet projektit vijon edhe realizimi I projekteve të përzgjedhura mes Forumeve në bashkësi, ku qytetarët përmes një procesi konsultativ, në 4 sesione forumore, në mënyrë të drejtpërdrejtë zgjodhën projekte për realizimin e të cilave janë paraparë 50.000 franga zvicerane për secilën komunë.

Për këto, si dhe për rezultatet e implementimit të deritanishëm të projektit Fuqizimi i Këshillave Komunale, mund të informoheni nga video-ja e mëposhtme.

“Fuqizimi I Këshillave Komunale” është projekt I Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim me vlerë të përgjithshme prej 3.4 milion franga zvicerane, e cila implementohet nga ana e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë nacional dhe lokal.