Urbinizimi dhe planifikimi hapësinor në komuna – tema e trajnimit të ri për këshilltarët

Me trajnimin në temë “Planifikimi urban dhe hapësinor në vetëqeverisjen lokale”, këtë fundjavë në Strumicë vazhdon cikli i trajnimeve dedikuar për këshilltarët e komunës së Strumicës dhe Vallandovës.

Njëkohësisht në Veles, këshilltarët nga kjo komunë dhe këshilltarët nga komuna e Sveti Nikollës do ti përmirësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në temat lidhur me barazinë gjinore dhe bashkëpunimin ndër-etnik, ndërsa në Ohër, këshilltarët e komunës së Çairit dhe Ohërit do t’i përforcojnë kapacitetet e tyre nëpërmjet trajnimeve në fushat e menaxhimit të burimeve njerëzore, inovacionet në qeverisje dhe bashkëpinimit ndërkomunal.

ohrid_chair

Më parë, këshilltarët e këtyre gjashtë komunave, kanl përfunduar me sukses fazën e parë të trajnimit mbi temën e menaxhimit publik financiar në komuna dhe qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.