Me trajnim në fushat e administrimit të burimeve njerëzore, inovacionet në administrim dhe bashkëunimin ndërkomunal, sot në Strumicë nisi faza e e trajnimeve për këshilltarët komunalë.

Përveç këtyre, në dy muajt e ardhshëm, këshilltarët e komunave të Velesit, Sveti Nikoles, Vallandovës, Strumicë, Çairit dhe Ohërit do të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për çështjet që lidhen me planifikimin urban dhe hapësinor, bashkëpunimit ndër-etnik dhe barazinë gjinore në nivel lokal.

objava

Më parë, këshilltarët e këtyre gjashtë komunave, kanl përfunduar me sukses fazën e parë të trajnimit mbi temën e menaxhimit publik financiar në komuna dhe qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Trajnimet janë pjesë e Projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Fuqizimi i këshillave komunalë”, me një vlerë totale prej 3.4 milionë franga zvicerane, që e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe lokalë.

Në dy vitet e ardhshme, ky projekt do të përfshijë 18 komuna shtesë që do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike.

Përveç trajnimit të këshilltarëve, gjithsej 1.2 milion franga zvicerane janë rezervuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave prioritare në të gjitha 24 komunat që do të marrin pjesë në projekt.