Në Mavrove u zhvillua forumi për thellimin e decentralizimit dhe përmirësimin e funksionalitetit të komunave

 

Këtë fundjavë në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP-së,  përfaqësues të BNJVL-së, kryetarë të komunave, përfaqësues të ministrive përkatëse dhe ekspertë biseduan në lidhje me procesin e decentralizimit dhe përmirësimit të funksionalitetit të komunave.

Në forum morën pjesë edhe kryetarët e këshillit të komunës së Kumanovës, Manastirit dhe Qendrës, të cilët i shprehën qëndrimet dhe pritjet e tyre në lidhje me përmirësimin e rolit të këshillave të komunave në procesin e decentralizimit.

Dialogun ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal e përshëndeti edhe zëvendësja e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së znj. Sanja Bojaniç.

Në Forum u bisedua edhe për mekanizmat dhe kapacitetet e komunave për pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim të demokracisë lokale, si dhe u bisedua edhe për statusin dhe mënyrat e përmirësimit të funksionalitetit të vetëqeverisjes vendore.